Arrat pakësojnë rrezikun e diabetit 2

Diabeti i tipit 2 mund të bëhet shkak për sëmundjet të veshkave, zemrës dhe verbim. Por në një studim të kohëve të fundit thuhet se gratë që hanë çdo ditë 30 gramë arra kanë 30 për qind më pak gjasa për t’u prek nga diabeti. Ndërsa tek gratë që konsumojnë çdo ditë një lugë vaj kikiriku rreziku ulet me 20 për qind.

Përveç yndyrës së mirë, arrat përmbajnë edhe vitamina të shumta, minerale dhe fibra. Shkencëtarët ranë universitetit të Harvard në Boston përfshinë në studim rreth 83 mijë gra të moshave nga 34 deri në 59 vjeç. Pasi kanë analizuar të gjitha të dhënat, ata vunë re se arrat dhe vaji i kikirikut ulin rrezikun e prekjes nga diabeti i trupit 2. Nga ky studim thuhet gjithashtu se arrat, bajamet dhe lajthitë nuk luajnë asnjë rol në rritjen e peshës trupore, siç mendohej deri më sot.

Author: admin