Kripa nxit kancerin në lukth

Ushqimi me përmbajtje të lartë të kripës shton gjasat për të zhvilluar kancerin e lukthit.

Studiuesit nga Koreja Jugore kanë analizuar mbi dy milionë persona të moshës 30 deri në 80 vjeç.

Pasi janë përcjellë për rreth shtatë vite, është vërtetuar se sasitë e tepërta të kripës kanë shtuar gjasat për kancer të lukthit për 10 për qind.

Kripa është e dëmshme edhe në aspekte të tjera për shëndetin e njeriut. Ajo rrit tensionin e gjakut dhe shton gjasat për zhvillim të sëmundjeve të zemrës dhe qarkullimit të gjakut.

Author: admin