Shkencëtarët kanë raportuar një moment historik në kërkimet për kancerin, pasi renditën 21 mutacione të mëdha, që fshihen pas pjesës më të madhe të tumoreve. Ndryshimet shkatërruese të kodit gjenetik përllogariten në 97% të 30 kancereve më të zakonshme.
Gjetja e asaj se çfarë i shkakton këto mutacione mund të çojë në trajtime të tjera ndaj kancerit. Disa prej tyre, siç është duhanpirja, janë të njohura, por më shumë se gjysma e tyre përbën ende një mister.
Kompania britanike “Cancer Research UK” njoftoi se ky studim ishte interesant dhe i rëndësishëm.
Një tumor fillon kur një nga blloqet ndërtuese të organeve, një qelizë çakordohet. Me kalimin e viteve të jetës, qelizat pësojnë një rrjet mutacionesh, që mund t’i transformojnë ato në tumore vdekjeprurëse, që rriten në mënyrë të pakontrolluara.
Ekipi ndërkombëtar i kërkuesve po studionte shkaqet e këtyre mutacioneve, si pjesë e një analizave më të gjera të gjenomeve të kancerit. Një prej tyre, më i njohuri, siç është dëmtimi ultra-violet dhe duhanpirja shkaktojnë mutacione në ADN, duke rritur shancet për kancer.
Por, secili prej tyre lë mbrapa gjithashtu një gjurmë unike, një pjesë të “graffiti-t gjenetik”, që tregon nëse duhanpirja apo radiacioni ultra-violet kanë shkaktuar mutacion në ADN.