Kamomili ndihmon në kontrollimin e peshës

Konsumimi i çajit të kamomilit menjëherë pas vakteve kryesore, mund të ndihmojë në kontrollimin e peshës trupore.

Për efektin “dietal” të çajit të gjelbër dhe atij të zi është folur shumë, por pak kush e di se një efekt të tillë ka edhe çaji i kamomilit.

Për të nxjerrë efekt më të mirë, përdorni lulet e thara por të papërpunuara të kamomilit. Pasi të hidhni ujin e nxehtë mbi to lëreni atë të qëndrojë për së paku dhjetë minuta, para se ta kulloni dhe pini.

Mos e zieni kamomilin bashkë me ujin, pasi në këtë mënyrë shkatërroni shumë përbërës të vlefshëm, përshirë edhe vajrat eterike të tij.

Author: admin