FJALA POETIKE E TIJ ËSHTË MODERNE, UNIVERSALE DHE E PËRJETSHME

Nga SOKOL DEMAKU

FJALA POETIKE E TIJ ËSHTË MODERNE, UNIVERSALE DHE E PËRJETSHME

                    Mendime rreth krijimtarisë letrare të Sokol Demakut

kadrije

 

Kadrije Meniqi

Në kuadrin e Botimeve të revistës “Dituria” në Borås, dhe duke patur mbështejtjen e anëtareve të kësaj redaksie poeti, prozatori dhe publicisti i njohur nga Skandinavia Sokol Demaku, ka pasurua fondin e tij me libart e botuar këtu në gjuhën shqipe.

Shkrimtar, gazetar dhe kryeredaktor i revistës Dituria dhe radios po me të njejtin  emër në gjuhën  shqipe në Skandinavi, autor i disa librave të botuara, në diapsorë krysisht në Rumani dhe Suedi, Sokol Demaku para pak ditësh na erdhi me librine tij të ri “Na ishte një kohë…” ku autori në mënyrë madhore e me sekuenca temporale apo konsiderata të larta e të rëndësishme na përshkruan vendlindjen dhe takimet me bashkëkombasit në atdhe.

Pra në këtë libër me ato fjalë janë mishëruar edhe tërë shkrimet, të cilët ngërthehen në 100 faqet e librit “Na ishte një kohë..”.

koper-I

 

Dua tu them së është kënaqësi e veçantë ta lexosh dhe të përjetosh shkrimet publicistike-letrare të Sokolit.

Por së pari unë do ndalem në shkrimet e përmbledhura në këtë këtë vëllim, shkrime të cilat japin një informacionetë pasura për jetën e shqiptarëve në mërgim, në shtetin e Suedisë.

Janë sa interesant mdhe karaskteristik titujt e shkrimeve të tij, që ndodhen në këtë libër dhe kur ti lexosh dhe perjetosh do bindesh në këtë dhe do kërkosh që të kesh edhe krijimet tjera të ketij autori. Do fillosh në këtë libër me tregim për mendimin  tim aq  domethënës : “Kthimi në vendlindje”, pastaj do vazhdoj me tregimet tjera “Takim me intelektualë të Tiranës”, “Radio, që foli…”, “Flamuri i Ardit, një histori e jetës”, “Perla e Adriatikut dhe Jonit”, “Statuja e Skënderbeut”, të cilat për mendimin tim janë shumë tërheqëse dhe domethënëse për lexuesin, në të cilat ngjarje vet Sokol Demaku nuk ka qenë një shikues i thjeshtë, por organizator dhe pjesëmarrës aktiv i këtyre aktiviteteve të prezentuara me një mjeshtri të rrallë të penës së tij prej krijuesi bashkëkohor. Ai me shkathtësinë e tij, me mjeshtrinë e tij prej gazetari ka arritur që çdo veprimtari të shkartojë te lexuesitë nga vendlindja, me emocione të bukura, me një shprehje estetike në mënyrë që  të jetë çlodhëse e argëtuese dhe që lexuesin e bënë aq tërheqës përmes penës së tij të mprehtë.

Kjo është një vepër në prozë por është karakteristike se Sokoli e zotëron aq mirë poezin e këtë e përjetojmë përmes vargjeve të tij në dy librat prozatike të publikuara deri me sot “Mbrëmja në mërgim” dhe ate “Lundra ime”.

Emri i tij Sokol mali, njësoj si edhe vargjet e tij… Vargjet e poetit plagosin shpirtin, frymëmarrje i japin. Fjala poetike e tij është moderne, universale dhe e përjetshme.

Ai është edhe poet i dashurisë, asaj sublimes. Është ky Sokol Demaku, poet, prozator, redaktor, publicist.

“Liri, njerëzi dhe dashuri midis njerëzve”, këtë mesazh përcjell shkrimtari i cili, edhe përmes heshtjes, kërkon të rrëfejë diçka.

Fakti që vepra e tij u bë e dashur për një masë të gjerë lexuesish të të gjitha niveleve flet për suksesin e padiskutueshëm të krijimtarisë së tij letrale, flet për talentin, pasionin dhe punën e tij të madhe për të përsosur mjeshtërinë e tij artistike, për të qenë një rrëfimtar bashkëkohor e modern, që i kapërceu me sukses kufijtë letrarë kombëtarë duke hyrë natyrshëm në universin letrar botëror.

“ Lundra ime” është vetëm një nga veprat e këtij poeti të mërgatës shqiptare, ku poezitë e tij japin në mënyrë të koncentruar dhe të bukur thelbin e jetës.

Komponenti stilistik i poezive  paraqitet me qartësi, përshtatshmëri, shkurtësi, realitet dhe  lexuesi lehtë merr dhe  bartë porosinë e poezive , njëkohësisht  solidarizohet me to.

Nivelin më të lartë poezia e Sokol Demakut e ka arritur edhe në fushën e poezisë erotike. Aty ai është sovran, një poet tepër i hollë, spontan, origjinal. Ai vjen nga Arbëria e Drenicës, i ushqyer  me folklorin autokton dhe poezia e tij përgjithësisht është shartuar me të. Kjo do t’i jepte kolorit dhe frymë të veçantë /Me ndjenjën e mallit/  frymën tënde shpirti im merr,/ e buzët e tua të njoma, /ngadalë buza ime përkëdhelë/).

Shpresa, optimizmi, si preokupime kryesore poetike, shfaqen shpeshherë në poezinë e këtij krijuesi. Në poezinë “ Jetë e re”, me vargjet, /Është kohë lumturie/, është kohë fëmijërie/, rrugëtim jetik/, në shpirtin fisnik/, poeti i këndon freskisë së qiellit të kthejlltë, aromës së fushës së blertë, jetës plot gjallëri, me zemrën e një mërgimtari, herë herë me lotin e kthjelltë si kristali, / Një pikë loti/ nga thellësia e shpirtit/ nga zemra që lëngon/ nga malli që më mundon/. Pikon loti i mërgimtarit/ rrëke pa u ndal, don ta shuaj mallin/ që në zemër mban/.

Në poezinë  e  dashurisë Sokoli  arrin  rezultate të lakmueshme. Trazirat që ngjall dashuria: afshi përvëlues, gëzimi i madh, frika, ëndërrat, dëshirat shqetësuese, janë preokupime të shpeshta që i vërejmë në një numër të konsiderueshëm poezish  të këtij poeti.

/Sot vargu im u ringjallë/ e mori sërish rrugën, e gjeti sërish vetën/dhe sërish filloj jetën/.

Shpirti fisnik i poetit vazhdon më tutje me poezinë: Ti bardhësia e jetës sime( kushtuar babait), ku poeti me dashuri të madhe përmes vargut sjell shqetësimet pësimet për të kaluarën e tij dhe familjes plot vuajtje sociale dhe shpirtërore. Kështu permes vijash të qëlluara, të gjalla dhe të thjeshta, jepet portreti social dhe psikologjik i një babai malësor, i cili edhe pse përballë mjerimit dhe stuhive, ai qëndroi, i rriti dhe i nxori në jetë fëmijët e tij. / Rrebeshet e jetës nuk të lëkundën/ sepse ti linde nga bardhësia e jetës/ planetët të vunë djepin e rritës/ e engjëjt të përkundën/ , Ti udhërrëfyesi ynë/ shkove në pakthim/ na dhurove fatin/ për jetën në vazhdim/ pusho i qetë dhe krenar/në jetën e amshuar/.

Author: admin