PREZENTIM I DENJË I KOMUNITETIT SHQIPTAR NË PADOVA TË ITALISË

Nga Dr.Gëzim MUÇOLLI

PREZENTIM I DENJË I KOMUNITETIT SHQIPTAR NË PADOVA TË ITALISË

Me datën 25 prill 2013 me rastin e Festës së çlirimit të Italisë nga okupimi nazist si dhe festës fetare të Shën Markut,në Ponte di Brenta afër Padovës u mbajt manifestimi kulturor-ekonomik i njohur si Antica Fiera di San Marco.

Në programin e ngjeshur plot ngjarje ,pjesë e veçantë ishte edhe pjesmarrja e komuniteteve të imigrantëve nga vende të ndryshme të botës tashmë të integruar në shtetin italian.
Midis ngjyrave të ndryshme të flamujve të shteteve të ndryshme si Brasili, Kina, Filipinet, Maroku, Senegali,Sri Lanka,etj dallohej në hyrje flamuri kuqezi me përmasa të mëdha të cilit i kishin rezervuar pjesën në hyrje të Panairit .

Gjatë gjithë ditës standi i Shqipërisë u vizitua nga vizitorë të ndryshëm e sidomos nga ata që kërkonin informacione si mund të vizitonin bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe Kosovës. Standi ishte mjaft bukur i rregulluar dhe i pajisur me libra dhe material informativ që kishte ofruar Konsulata e nderit e Shqipërisë me seli në Padovë.

Organizator i pjesës multikulturore ku ishin prezentë edhe bashkëkombës nga krahinat e ndryshme shqiptare ishte zonjusha Egi Cenolli,veprimtare e dalluar në afirmimin e vlerave dhe të drejtave të shqiptarëve,e cila është edhe përfaqësuese e komunitetit shqiptar dhe Presidente e Komisionit të të Huajve në Këshillin Komunal të Padovës

Vlen të përmendet se për prezentimin sa më të denjë e komunitetit shqiptar u shquan me kontributin dhe gatishmërinë e tyre veprimtar ëtë dalluar si : Enida Shtini , Jetmira Tyli , Erisa Ibrahimi, Gëzim Muçolli , Egi Cenolli , Elvis Lela , Fisnik Hasa e Emirsen Sufaj.

 

Author: admin