Për një zemër të shëndetshme ecni 30 minuta në ditë

Specialistët paralajmërojnë se personat e shqetësuar për shëndetin e zemrës është mjaftueshëm të ecin 30 minuta në ditë.Sporti, i cili ul gjysmë për gjysmë riskun e krizave të zemrës dhe përshpejton procesin e shërimit tek të sëmurët me zemër, mund të jetë shumë i dëmshëm nëse bëhet në mënyrë të pavetëdijshme.Duke pohuar se për të pasur një zemër të shëndetshme nuk është e nevojshme të vraponi me orë të tëra apo të mbylleni në sallonet e sportit, specialistët paralajmërojnë se personat e shqetësuar për shëndetin e zemrës është mjaftueshëm të ecin 30 minuta në ditë.

Por, mos e ngatërroni këtë ecje me shëtitjen e dyqaneve të një qendre tregtare. Sepse, ecja më e dobishme për zemrën është ecja e realizuar në një ambient mbushur me oksigjen dhe ecja në tempo. Orët më të përshtatshme për të bërë ecje janë pasdite, nga ora 16:00-19:00.

 

Author: admin