Facebook me 9,400 punëtorë deri në 2017

Facebook dëshiron që ta trefishojë stafin e saj brenda gjashtë viteve. Ky konstatim vjen pas publikimit të dokumentit të arkivuar në Menlo Park City Council.Më 16 maj, komisioni i qytetit do t’i kthejë përgjigje rrjetit më të madh social në botë, lidhur me ndikimin që ajo do ta ketë në rrethinë, si dhe për propozimin arkitektural që Facebook e ka bërë për zyrat e saj qendrore në Menlo Park.

San Jose Mercury News raporton se planet e Facebook për vendosjen e 9400 punëtorëve në 79 hektarë tokë në Menlo Park janë të limituara, pasi që kjo hapësirë ishte planifikuar për 3600 njerëz të Sun Microsystems, vendin e së cilës tani e ka blerë Facebook.

Limiti i stafi kryesisht bëhet për shkak të çështjeve të trafikut, mirëpo propozimi i Facebook nuk do të ketë ndikim negativ në ambientin dhe rrethinën, thuhet sipas këtij raporti.

Në gjithë këtë rrëfim është e rëndësishme të dihet se Facebook po rritet, dhe me këtë po rriten edhe nevojat e rrjetit social për më shumë hapësirë për punëtorët e saj të rinj.

Gjithsesi se ne mund të presim që me trefishimin e stafit, Facebook do ta trefishojë edhe numrin e shërbimeve të cilat i ofron për përdoruesit e saj.

 

Author: admin