Leonora Jakupi në përgatitje të albumit të ri

Leonora Jakupi tashmë disa muaj është duke punuar në albumin e saj më të ri të cilin pritet ta lansojë gjatë sezonit veror.Sipas këngëtares kosovare albumi do të përmbajë këngë mjaft të mira, disa rryma muzikore dhe do të jetë një album më ndryshe që pritet të korrë shumë suksese.Momentalisht jam duke u marrë me punën e albumit, që besoj se do të jetë një surprizë e mirë për adhuruesit e mi. E them këtë ngase po mundohem që albumi të përmbajë këngë sa më të mira dhe të pëlqyera nga publiku. Do të jetë një album veror, ku publiku do të mund t’i shijoj këngët pikërisht në muajt e nxehtë të verës”, ka thënë Leonora.

Përveç albumit që do të lansojë, Leonora do të përgatitë edhe disa videoklipe për të cilat nuk preferon të zbulojë më shumë.

“Natyrisht që krahas albumit do të ketë edhe videoklipe, në të cilat do të mundohem të paraqitem sa më bukur dhe më ndryshe”, shton ajo. Sa i përket jetës sa saj jashtë këngës, Leonora vazhdon të jetojë ende si beqare për faktin se nuk ka arritur ta gjejë ende shpirtin e saj binjak.

“Vazhdoj t’i kalojë ditët e bukura të pranverës ende në statusin e beqareshës” përfundon ajo. /Vipat

Author: admin