Mesazh urimi per 2011 nga Ismajl Jashanica

Dëgjues të nderuar vitin që po e lëm pas ishte vit i lindjes së Radio Zërit të Ilirides. Për këta 5 – 6-të muaj të arriturat e radios janë të mëdha, si nga dëgjueshmëria, si nga cilësia, ashtu edhe nga emisionet që i realizon stafi i radios në bashkëpunim me ju të nderuar dëgjues. Edhe pse është bërë si shprehi jobashkëpinimi dhe joharmonizimi i punëvë mes partive politike kudo qofshin ato. Për bashkëpunim të tyre mes vete nganjëhere nevojitet pala e tretë “PËRKTHTYESI”, sepse mes veti nuk mundemi të kuptohemi dhe të komunikojmë.
– Dhashtë ZOTI, që viti që po vjen 2011, të jetë vit i paqes, vit i bashkëpunimit mes vete, vit i harmonizimit vit i eleminimit të sfidave negative si ato; politike, sociale dhe ekonomike, vit i zhdukjes së përkthyesit.
– Dhashtë ZOTI, që viti 2011, të jetë vit i rritjes së çdo asiprate tek çdo shqiptarë kudo që gjendet.
ZOTI E BEKOFTË VITIN 2011
ZOTI E BEKOFTË PAQEN DHE PËRQAFIMIN MES VETI
ZOTI I BEKOFTË TË GJITHË DÊGJUESIT E RADIO ZËRIT TË ILIRIDES

Nga stafi realizues i RaDIO Zërit të Ilirides

Author: admin