I regjistrojnë numrat e telefonave

Kosovarët tash e tutje nuk mund të marrin numër të operatorëve mobilë pa dhënë dokumente identifikimi. Kështu ka vendosur ART-ja, me qëllim të luftimit të fenomenit Sim to Sim dhe për arsye të tjera. Atyre që nuk iu nënshtrohen këtyre regjistrimeve, do t’u bllokohet numri. Afati për regjistrim është deri më 28 shkurt të vitit të ardhshëm.Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit ka sjellë një vendim të ri për klientët e telefonisë mobile. Të gjithë kosovarët që duan të shfrytëzojnë numra të telefonisë mobile, duhet të japin të gjitha të dhënat e tyre identifikuese. Në të kundërtën, numrat do t`iu bllokohen, duke përfshirë edhe ata numra që mund të qarkullojnë në tregun e zi.

Rregullorja ka hyrë në fuqi më 30 shtator të vitit 2010 dhe ky regjistrim i klientëve të operatorëve mobilë duhet të përfundojë deri më 28 shkurt të vitit të ardhshëm.

Author: admin