“Ani Ani Syn”, lansohet klipi

Është lansuar klipi i këngës “Ani Ani Syn” që është bashkëpunim mes reperëve të grupit Tingulli 3nt dhe super-producentit nga Shqipëria, Flori.Videoklipi që është pjesë e albumit të posa lansuar nga Tingulli 3nt, “Ma i Madhi n’Ven”, është realizuar nga Max Production.

Videoklipi pasqyron jetën reale të tri të rinjve të cilët janë të famshëm dhe të cilët kanë punë me disa nga femrat më të bukura. Skenari është i jashtëzakonshëm, ndërsa vërejmë një Flori me mjekër të re.

Pa kurrfarë dyshimi, skenat dhe realizimi i tyre e bëjnë këtë klip një prej më të mirëve që është parë ndonjëherë në industrinë muzikore kosovare.

Author: admin