Dashuria zvogëlon dhimbjet

Kanë zbuluar se emocionet e dashurisë mund të zbusin dhimbjen njëlloj si dhe përdorimi i morfiumit.Në këtë studim kanë marrë pjesë 15 vullnetarë të gjithë kanë qenë në fazën e hershme të një lidhjeje romantike. Atyre u janë treguar fotografi të partnerëve të tyre, ndërsa nëpër pëllëmbë u është lëshuar energji elektrike nëpërmjet diodave, që do të duhej t’u shkaktonte dhimbje të lehtë. Gjatë kohës së studimit kanë skanuar trurin e tyre me ndihmën e rezonancës magnetike me qëllim që t’i vërejnë ndryshimet eventuale.Studimi tregoi se ndjenjat e dashurisë, të nxitura vetëm prej shikimit të fotografisë të personit të dashur, ka po të njëjtin ndikim sikurse medikamentet kundër dhimbjes. Mirëpo, ky rezultat nuk është vërejtur kur vullnetarët kanë parë fotografitë e të personave të panjohur por tërheqës së gjinisë së kundërt. Studiuesit zbulojnë së efekti i dashurisë mund të krahasohet me ndikimin e disa narkotikëve si për morfiumi dhe kokaina.

Studiuesit, studimin e tyre e bërë mbi persona që ishin në fazën e hershme të lidhjes së dashurisë, që do të thotë se bëhet fjalë për njerëz euforikë dhe energjikë, të cilët me opsesion mendojnë për partnerin. “Kur dashuria është ashtu siç e përshkruajmë, energjike dhe me pasion, atëherë ajo në një farë mënyrë krijon varësi”, thotë doktor Shaun McKay për gazetënDaily Telegraph.

Author: admin