Jam deh me raki, jam deh me konjak! (Video)

Dihet se konsumimi i tepërt i alkoolit mund të ketë pasoja serioze, por çfarë ndodhë kur një foshnje e lëshoni në bar pa mbikëqyrje dhe i jepni sasi të pakufizuar alkooli? Përgjigjja në këtë pyetje, të cilën me siguri të gjithë të paktën një herë në jetë ia kemi bërë vetes, mund ta shihni në videon e postuar më poshtë. Ky është spoti më i ri i filmit të shkurtë “Las Palmas” i regjisorit të shpërblyer Johannes Nyholm.

Në këtë film rolin kryesor të një gruaje në moshë të mesme e cila argëtohet në pushimin vjetor e luan një foshnje. Natyrisht, foshnja dhe dehja e një gruaje në moshë të mesme kanë shumë të përbashkëta dhe roli duket sikur të ishte prerë për aktoren e re.

Nëse ju intereson ta dini se si foshnja e realizoi këtë rol, spotin reklamues të filmit mund ta shihni këtu, ndërsa për të gjithë ata që veten dhe botën rreth tyre e marrin shumë seriozisht si tragjedi greke do tu thoshim – as foshnja e as kukullat nuk kanë pësuar gjatë xhirimit të këtij filmi (foshnja ka pirë kryesisht lëngje frutash).

Author: admin