Të qeshurit pa vend

Të qeshësh vend e pavend është një nga armiqtë më të mëdhenj të takimeve të para. Është shprehje e qartë për të çliruar tensionin.Është e vërtetë! Meshkujt përpiqen t’i bëjnë femrat të qeshin. Nëse mes tyre ka një lloj kimie, femrat tentojnë t’u përgjigjen pozitivisht batutave. Deri këtu gjithçka është e pranueshme. Por në shumë raste femrat e përdorin të qeshurën si armë për t’u çliruar nga tensioni, duke qeshur në mënyrë të sforcuar e që për më tepër duket shumë false.

Kur e kupton që e qeshura jote, në vend të jetë shprehje e kënaqësisë që po të jep prania dhe batutat e tij, është në fakt shprehje tensioni, atëherë bën mirë ta marrësh situatën në dorë. Çliro muskujt e fytyrës, mos qesh nëse nuk ka asgjë për të qeshur, madje as mos buzëqesh.

Nëse e kupton që nuk çlirohesh dot nga një buzëqeshje idiote që të rri stampuar në fytyrë, atëherë bëj të njëjtin ushtrim me frymëmarrjen. Merr frymë thellë disa herë deri të relaksohesh. Dhe për sa kohë frymëmarrjen e ke gjithmonë me vete, atëherë ke mundësi të kontrollosh të qeshurat e madje edhe buzëqeshjet e kota.

Ki parasysh se armiqtë e takimeve të para janë si veset. Për t’u çliruar prej tyre, nevojitet kohë, ndaj mos prit rezultate të menjëhershme. Por eksperimento, zbulo si i manifeston këto vese dhe lufto vazhdimisht kundër tyre, derisa të dalësh fitimtare.