Drekë në zyrë? Po, ne do t’ju sugjerojmë disa këshilla praktike për t’ia dalë mbanë që të kurseni para dhe të humbni peshë
Drekë në zyrë
Sipas një sondazhi të kryer nga Philips te një grup prej 2000 personash, gjysma e britanikëve shpenzojnë më shumë se 1000 euro në vit për drekën në zyrë, duke blerë sanduiçë, hamburgerë, pije të ndryshme etj. Po si mund të evitohet kjo gjë? Mjafton të ndiqni këshillat e duhura. Me pak vëmendje ju do të arrini jo vetëm të kurseni para, por edhe të humbni peshë. Për një drekë të shëndetshme në zyrë, mjekja dietologe, Rachael Anne Hill, tregon këshillat e saj që drekën ta përgatisni në shtëpi, për të kursyer para dhe mbi të gjitha…të humbisni peshë!
1. Supë dhe çomlek
Supa dhe çomleku të bërë në shtëpi, janë vërtet një alternativë e ushqyeshme dhe e shëndetshme në krahasim me sanduiçët e zakonshëm. Mundohuni të gatuani një sasi më të madhe se zakonisht, për ta ftohur një pjesë dhe për ta ngrënë në raste të tjera.
2. A janë zgjedhja e duhur ushqimet e konservuara?
Kundër të gjitha gjasave, disa ushqime të konservuara mund të zëvendësojnë drekën tuaj në zyrë. Për të kursyer para dhe për të humbur peshë, nuk është e nevojshme që të përdorni fruta dhe perime të freskëta. Ju mund të blini gjithashtu edhe lëngje frutash natyralë, e rëndësishme është që ata nuk përmbajnë sheqerna apo konservues të veçantë. E njëjta gjë vlen edhe për perimet e ngrira ose të konservuara si, bathë, thjerrëza, bizele me misër, të cilave mund t’i shtoni oriz dhe t’i zieni. Në këtë mënyrë do të mund të përgatisni një drekë ekonomike dhe pa kalori.
3. Guidë për erëza të duhura
Nëse vërtet nuk ja dilni të bëni salca si “erëza”, të paktën zgjidhni ato me më pak kalori. Për shembull nëse zëvendësoni majonezën e zakonshme me salca të tjera që janë më pak kalorike, të tilla si salcë me boronicë, me speca ose salcë barbecue. Do të provoni se shija do të mbetet e njëjtë, por kaloritë do të reduktohen.
4. Drithëra për një meze të lehtë në zyrë
Drithërat janë zgjidhja më e mirë, jo vetëm për mëngjes, por edhe për një drekë në zyrë. Nëse nuk i konsumoni në mëngjes, akoma më mirë, mund t’i hani në drekë. Nuk do të shpenzoni dhe do të jeni në formë të mirë.
5. Makarona të ftohta
Italianët padyshim njihen si populli i cili nuk rri dot pa ngrënë pasta të ndryshme ose makarona. Por këtë gjë mund ta bëni edhe ju. Në verë sidomos, një ide shumë e mirë për t’u ushqyer është që të përgatisni makarona të ftohta dhe t’i hani në zyrë apo në çdo vend tjetër.
6. Kosi me zero kalori
Gjithmonë kosi është një ushqim i cili nuk mungon në asnjë dietë për vetë përmbajtjen e ulët kalorike që ai ka. Sigurisht, mund të jetë një opsion shumë i mirë jo vetëm për drekën në zyrë, por edhe për të kursyer disa para mënjanë dhe për të humbur peshë. Por vetëm një tas kos nuk është i mjaftueshëm për të drekuar dhe për këtë fakt ju duhet që t’i shtoni arra, fruta të freskëta ose të thata.
7. Hidhini një sy pijeve
Duhet të bëni kujdes ndaj pijeve të gazuara dhe aromatizuese (edhe nëse janë me bazë frutash), që zakonisht përmbajnë kalori të fshehura, sheqer dhe kafeinë. Kështu që në vend të tyre zgjidhni pijet pa sheqer ose më mirë ujin. Këtë të fundit duhet ta pini shumë.