Vendi ku tre vjet zgjasin një ditë

Imagjinoni sikur çdo ditë e jetës suaj, në të vërtetë të ishte e barazvlefshme me tre vjet.

Kjo nuk është fantashkencë, por pikërisht ajo që ndodh me një planet me përmasat e Tokës, në një distancë prej 700 vitesh dritë larg.

Planeti i sapozbuluar, i quajtur “Kepler 78b”, ndodhet aq pranë Diellit të tij, sa që përshkron një orbitë të plotë rretij tij për tetë orë e gjysëm dhe mbush tre vjet (3 rrotullime të plota) në rreth 25 orë.

Deri më sot, nuk njihen planete të tjerë që të kenë një vit më të shkurtër se “Kepler 78b”, i cili ka një distancë 40 herë më të shkurtër me Diellin se sa Mërkuri, planeti më pranë Diellit në sistemin tonë diellor.

E ndërsa në një të ardhme të largët njeriu mund të jetë në gjendje të udhëtojë me shpejtësinë e dritës, përveçse “Kepler 78b” do të mbetet gjithsesi tepër larg, atje në çdo rast nuk do të ketë asgjë për të parë, pasi planeti është tërësisht i mbulluar me llavë dhe ka temperatura prej 3-4 mijë gradësh celcius në të gjithë sipërfaqen e tij.

Author: admin