Nga Lush Palokaj
E pashë si shumë të arsyeshme që t’i permend kujtimet dhe perjetimet që i kam pasë me Isufin, atë djalosh, legjendën tonë kombëtare që derdhi shumë djersë për lirinë e vendlindjes. Kur flas për këtë VIGAN përshkruaj një veprimtari të lavdishme, shembelltyrën për lirinë e atdheut.
Isuf Gërvalla ka qenë nxenës një vit para meje në Gjimnazin e Pejës “11 Maji” (i viteve 1961-3) ku edhe une kreva vitin e parë kurse në fillim të vitit të dytë mua dhe te birin e axhës na larguan nga shkolla dhe një vit e humbëm. Shkaku i largimit tonë ishte konflikti fizik me një nxenës serb. Ngatërresa ndodhi në autobus, në fillim fjalosja dhe pastaj kacafytja dhe kur e shtrini për tokë i biri axhës i ra me xhon të këpucës, pësoj keq dhe ashti i këmbës i pelciti. Nuk e bëmë këtë pse ishim patriot por siç dihet se në rini nuk ka frikë dhe merret si dobësi kur deshton në konflikt me dike tjetër pa marrë parasysh se kush është ai. Por kjo nuk na doli një e papritur. Në ato vite shqiptarët ishin të privuar nga të drejtat e tyre dhe nuk kishin asgje në dore. Prjashtimi i jonë pa të drejte regjistrimi nuk kaloi pa probleme. Shumica e profesoreve shqiptare ishin zënë me mesimdhenesit serb dhe kishte pasur kundershtime të ashpra në mes tyre. Por këtë ngjarje e kundershtuan edhe nxenësit, dallohej Isuf Gervalla iniciator i asaj proteste dhe shumë keq e pati ndier veten kur na perjashtuan nga shkolla. Vitin e dytë e regjistrova në Gjimnazin “Ivo-llolo Ribar” në Istog, dhe personalisht me ndihmoi dejtori Abdurrahim Gashi dhe fati me solli në të njejtën klasë me Xhafer Shatrin edhe ky i denjë kombëtarisht si Isufi dhe më vonë që të dy u larguan nga vendlindja nepër botë për ti ikur më të keqes.
Ato ditë të veshtira si gjimnazist mi solli ndermend kënga për Isufin e kënduar nga Ilir Shaqiri jo më largë se mbremë. Me kaploi një mall thellë i ngulitur në shpirtin tim jo tash por shumë kohë më parë. Ditet që jam shoqeruar me Isufin jo të mjaftueshme per të hyrë në shpirtin e tij revolucionar. I mora vesh më vonë, atëhere një mburrje e madhe per ato pak ditë me një atdhetar të rrallë në trojët tona.
Ndonëse nuk kam qenë i të njejtës gjeneratë me Isufin dhe pas perjashtimit u regjisrova në tjetrin gjimnaz, me ndodhi që më vonë gjatë studimeve ta takoja në Prishtinë dhe mbante një qendrim dashamirsie ndaj meje. Kurrë nuk ka kaluar pranë meje apo nëse ishte në anën tjetër të rrugës pa me përshëndetur dhe mirë me kujtohet shpesh here të ulur bashkë në ndonjë pijetore. Një djalosh i flaktë për atdhe, me një qendrim dinjitoz e njerëzor. Me shpirtbutesine e tij dhe oratorinë e fjalës të rrembente me ato shprehje që kishin domethënje të madhe. Me një dije të lartë në art e posaqerisht në letërsi. Kryeneq dhe i pamposhtur kombetarisht, duke mos kursye asgje nga vetvetja në rrethana kohore shumë të rrezikshme. Kurrë nuk i harroi fjalët e dala nga goja e tij plot shprese e dashuri për atdheun dhe lirinë e vendlindjes. Në tërë hapësirën ku flitët shqipja rrallë të ketë patur ndonjë djalosh me ndjenja aq të forta kombetare gjatë atyre viteve. I dalë nga fshatarsia që për hapsirën kosovare dinte se është djepi jo vetem i tij por edhe e gjyshit e stergjyshit. Dheun dhe baltën e kishte prekur me dorë panderpre, më i vlefshem se ari, i shenjtë, i gatshëm për të sakrifikuar çdo gjë për të. Atëherë del e vërtetë thënja e Mark Twain-it se bijtë më të medhenj që ka dhënë kombi dalin nga thellsia e shtresave të ulëta popullore e jo nga klasa e të privilegjuarve.
Kosova e atyre viteve e zhytur në ideologjinë jugosllave kishte nevoje për lartësinë shpirtërore. Për pastërti e qeltësi kombëtare që ishte lënë krejtësisht në harresë dhe lendonte shpirtin e bijve të mëdhenj e në këtë rast të Isufit. Pos shqiptarit nuk duronin tjetër zot shtëpije në tokën e tyre. Isufi ka qenë ai djalosh brilant që premtonte se vlerat e mbuluar nga harresa duhet vendosur në vendin e vet. Për ti dhënë frymarrje kombit nevojitet të shkundet pluhuri që kishte kapluar tërë vendlinjën me të cilën ngushtë ka qenë i lidhur. Mu atëhere kur ideologjia vlersohej e kombëtarja ndeshkohej nuk kishte të ndalur. Mendonte shqip, kendonte shqip, recitonte shqip, thurte rreshtat më të bukur për Kosovën e tij të dashur me aspiratë për ta kthyer në krahrorin e shtetit amë. Pa e ditur se atje totalitarizmi që i ngjasonte ferrit dantesk ishte më i eger, pjellë dhe në sherbim të komunizmit jugosllav duke mbrojtur vetem ideologjinë e jo vëllazërit e tij me gjak e gjuhë dhe një pjesë të teritorit që kishte mbetur jashtë kufive. Ai që nuk i perkët atdheut dhe popullit të vet nuk i perket as njerezimit thotë një filozof. I tillë ka qenë Enveri dhe tërë elita e shtetit amë simbol kombëtar i shumicës dërmuese të kosovarëve gjatë asaj kohe. Plot e përplot ka pasë, ka e do të ketë të tillë, më se shumti në Kosovën time e të Isufit dhe në tërë hapsirën europiane nuk di të këtë pasur popull më servil dhe më perulës para pushtuesve. I rrethuar prej tyre, i kercënuar e i kanosur Isufi largohet nga vendlidja. I pashpresë edhe nga shteti amë, gjenë strehim në Gjermani. Por edhe atje nuk ndalet se vepruri. Kosovën e kishte në zemer e në shpirt, qarkullonte gjaku i pastër arbëror në damarët e tij. Organizonte protesta për ti treguar botës se vendlinja e tij kishte mbetur nën kthetrat sllave ashtu siç kishte mbetur një pjesë e Gjermanisë.
Vështirë që Serbisë ti ketë shpëtuar rrezikshmerija e interesave të saj. E kush tjetër pos Isufit? Dhe tash e 30 vjet më parë, madje në Gjermani, shuhet shpirti revolucionari i tij, shkëndija e fuqishme e lirisë, krenarija jonë kombëtare, shoku i im Isufi nga dora gjakatare e armikut tonë shekullor e sigurisht pjesëmarrës në atë vrasje edhe ndonjë shqipfolës.
Vrasja e tij thellë tronditi shpirtin e secilit që kishin të njejtin synim. U bë krenaria më e madhe për veprimtarinë e tij dhe hyri në shpirtin e gjeneratës se re. Verehej jo vetem dhembje por inspirimi, jo vetem për tu hakmarrur por edhe për ta arritur qellimin e tij. Preku ndjenjat shpirtrore të kengetareve më të njohur, të rapsodeve popullor. Kenga ‘Kush të vrau Isuf Gervalla’ e kenduar nga Ilir Shaqiri dhe Zyle Krasniqi veshtirë të percillët pa lot, ta thajnë shpirtin por i thonë se është krenaria dhe zemra e kombit. Andaj ky kolos apostull i gjuhës, gjakut, flamurit, i tokës nënë Kosovë la gjurme të pashlyeshme dhe kurrë s’ka për tu fshirë nga mëndjet tona.
Për Donikën, të bijën e Isufit kisha dëgjuar por nuk e kam njohur. E pashë në një intervistë televizive (ka më shumë se një vit) dhe ma solli një ndjenjë krenarie per aftësitë dhe qendrimin e saj dinjitoz pa ju trembur syri fare. Zonjë në kuptimin e plotë të fjalës i nji babe fisnik i ceshtjës kombëtare. Mendoja se jeton diku në trojet shqiptare aty ku gjuha flitet më se miri e jo në Gjermani. Me atë gjuhë të rrjedhshme shqipe foli gjerë e gjatë vesheve të shurdhër për angazhimin e saj për Kosovën qysh para fillimit të luftës në qarqët më të larta të pushtetarve gjerman e çdokund me dyerë të hapura atëherë kur ajo më se shumti kishte nevojë. Flet për vrasjën e babait duke përmendur LPK-istat që në shpirtin e tyre u flinte Enveri, dallaveret e tyre duke e etiketuar edhe Isufin. E zhgenjyer me arritjet në Kosovë, e demoralizuar thotë se vetem krimi e hajnija permenden ne këtë shtet pa ligj.