ALEANCA KUQ E ZI DORËZON KËRKESËN PËR REFERENDUMIN PËR BASHKIM

Aleanca Kuq e Zi njoftoi se ka depozituar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri kërkesën për zhvillimin e referendumit për bashkimin Kosovë-Shqipëri, nismë kjo e bërë publike prej 28 nëntorit, në Morinë.

Tiranë – Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu deklaroi se shtetet shqiptare duhet të anëtarësohen në BE si federatë shqiptare me 2 njësi, që rrëzon kufijtë, por nuk i ndryshojnë ato, njoftojnë medie nga Tirana.

“Federata shqiptare me dy njësi, krijon mundësinë që shqiptarët të hyjnë në BE si federatë shqiptare. Bashkimi do të ndodhë përpara anëtarësimit në BE. Ky është një detyrim që duhet ta kishte klasa politike shqiptare që duhet të provojë se nuk është peng i vendeve antishqiptare”, citohet të ketë thënë Spahiu.

Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi kanë dorëzuar zyrtarisht në Protokollin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën e Aleancës Kuq e Zi për mbajtjen e referendumit dhe pajisjen me dokumentacionin zyrtarë për nisjen e mbledhjes së 50 mijë firmëtarëve të cilët do të kërkojnë mbajtjen e tij.

Author: admin