ÇITAKU: S’JEMI TË GATSHËM PËR BE

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ende nuk po mund të pajtohet se pse Bashkimi Evropian, ka refuzuar që Kosovës t’i mundësohet nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim-Socim, ku negociatat janë shtyrë për në mars të këtij viti.

Ministrja, Çitaku ka thënë për VOA se, Kosova nuk është e gatshme për Bashkimin Evropian, por është e gatshme që të nënshkruaj MSA-në.

“Çështja e negociatave për nënshkrim e MSA, ka mundur të kushtëzohet shkaku i reformave, dhe jo shkaku i bisedimet më Serbinë. Megjithatë, ne rrugë tjetër nuk kemi. Reformat shumë herë janë të dhimbshme, dhe popullore. Kosova nuk është e gatshme për BE, por është e gatshme për MSA-në”, thotë Çitaku, transmeton Indeksonline.

Ajo, pranon se Kosova ka probleme me ligjin dhe korrupsion, por sipas saj, këtë problem e ka i gjithë Ballkani dhe ato vende që veç kanë hyrë në marrëveshje të tilla me BE-në.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, përsëri nuk ka dhënë date, rreth asaj, nëse kosovarët do të mund të lëvizin pa viza në këtë vit.

Ajo ka theksuar se Institucionet e Kosovës e kanë plan e tyre për veriun. “Ai plan, është dokumenti i presidentit Ahtisari. Ky plan është oferta e jonë për qytetarët e atjeshëm ku ju mundëson atyre një vetëqeverisje të mjaftueshme”, ka përfunduar Çitaku