Në Itali, vritet një grua 47-vjeçare nga Kosova

Një grua 47-vjeçare me origjinë nga Kosova, është vrarë këtë mëngjes rreth orës 10:00 në një ndërmarrje bujqësore në Volpaia, në komunën e Radda-s në Chianti (Siena).

Është ndaluar ndërkohë nga karabinierët e Sienës një 22-vjeçar, bashkëkombës dhe shok pune i viktimës.

Sipas asaj që mësohet, e që përcjell “La Repubblica”, të dy ishin punëtorë bujqësie në ndërmarrje dhe duke punuar mes tyre shpërtheu një zënkë, ndoshta për probleme të mëparshme.

I riu e goditi viktimën në fillim me dhe më pas me një palë gërshërë të mëdha, që përdornin për punë në fushë.

22-vjeçari u largua më pas, por u ndalua nga policia në një postobllok të organizuar nga karabienierët pas alarmit të dhënë nga punonjësit e tjerë të ndërmarrjes.

Gjithmonë sipas asaj që mësohet, djali i ri kërkoi t’ia mbathë duke i kërkuar një automobilisti që ta shoqëronte deri diku

Author: admin