RIKTHEHET GRIPI I DERRAVE

Një grua 37-vjeçe nga Prishtina është prekur nga gripi H1N1 i njohur ndryshe si “gripi i derrave”. Ajo është shtrirë në Klinikën Infektive në QKU dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shemsedin Dreshaj, drejtor i klinikës, tha për Klan Kosova se pacientja për të tretën herë ka dalë pozitive në analizat për gripin H1N1. Ndryshe, ky grip u paraqit në Kosovë në vitin 2009, i cili rezultoi me të vdekur, kurse rasti i fundit ishte shënuar në vitin 2011.

Familjarët e pacientes kanë deklaruar se fillimisht kishin menduar se bëhej fjalë vetëm për një grip të zakonshëm, por më pas rezultoi se bëhej fjalë për një grip të rrezikshëm, siç është “gripi i derrave”.

Pacientja po trajtohet me Tamiflu dhe barna të tjera, të cilat duhet t’i blejnë vetë familjarët. Ministria e Shëndetësisë ndërkaq ka premtuar se së shpejti do të bëjë furnizimin me barna.

Author: admin