Latest update Prill 17th, 2021 6:47 PM
Jan 09, 2013 admin Info Portal Comments Off on RIKTHEHET GRIPI I DERRAVE
Një grua 37-vjeçe nga Prishtina është prekur nga gripi H1N1 i njohur ndryshe si “gripi i derrave”. Ajo është shtrirë në Klinikën Infektive në QKU dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shemsedin Dreshaj, drejtor i klinikës, tha për Klan Kosova se pacientja për të tretën herë ka dalë pozitive në analizat për gripin H1N1. Ndryshe, ky grip u paraqit në Kosovë në vitin 2009, i cili rezultoi me të vdekur, kurse rasti i fundit ishte shënuar në vitin 2011.
Familjarët e pacientes kanë deklaruar se fillimisht kishin menduar se bëhej fjalë vetëm për një grip të zakonshëm, por më pas rezultoi se bëhej fjalë për një grip të rrezikshëm, siç është “gripi i derrave”.
Pacientja po trajtohet me Tamiflu dhe barna të tjera, të cilat duhet t’i blejnë vetë familjarët. Ministria e Shëndetësisë ndërkaq ka premtuar se së shpejti do të bëjë furnizimin me barna.
Mar 18, 2013 Comments Off on Mjaft ju shfrytëzuan
Jan 09, 2013 Comments Off on Kosova Lindore e gatshme për çdo ballafaqim me Serbinë
Jan 09, 2013 Comments Off on I afrohet rrezikshëm planetit tonë asteroidi 2012 DA14
Jan 09, 2013 Comments Off on Në Itali, vritet një grua 47-vjeçare nga Kosova
Apr 10, 2021 Comments Off on Intervista e Javës
Apr 03, 2021 Comments Off on Intervista Javës
Mar 26, 2021 Comments Off on Intervista Javës
Mar 20, 2021 Comments Off on Intervista Javës
skype: radio.dani
Nr.Tel: 00393276526762
Viber: 00393276526762
E-mail.info@radioilirida.it
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |