Nga 10 marsi vjen në fuqi lejeqëndrimi me pikë Botohet më 11 nëntor 2011 në Gazetën Zyrtare marrëveshja e integrimit nga e cila do të varet i ashtuquajturi lejeqëndrim me pikë. Me ardhjen në fuqi të kësaj rregulloreje (katër muaj pas shpalljes në gazetën zyrtare), marrëveshja e integrimit – me një bonus fillestar prej 16 pikësh – duhet të nënshkruhet nga të huajt që sapo hyjnë në Itali me moshë nga 16 e sipër. Pas dy vjetëve do të kontrollohet nëse i huaji ka arritur të mbledhë 30 pikë – I hape…t rruga përfundimisht lejeqëndrimit me pikë. Më 11 nëntor është botuar në gazetën Zyrtare “Marrëveshja e Integrimit” që nuk është tjetër veçse rregullorja që parashikon futjen në fuqi të lejeqëndrimit me pikë. “Marrëveshja e integrimit mes të huajit dhe shtetit italian” e parashikuar nga Paketa e Sigurisë e vitit 2009, e miratuar përfundimisht në qeveri më 28 korrik, dhe e firmosur nga kreu i shtetit më 14 shtator, më 11 nëntor është botuar në Gazetën Zyrtare. Hyn në fuqi pas 4 muajve, pra më 10 mars 2012. Sipas ligjit, nga 10 marsi 2012, i huaji sapo vjen në Itali nënshkruan “marrëveshjen e integrimit” me të cilën angazhohet të arrijë disa objektiva që do t’i lejojnë atij qëndrimin e mëtejshëm në këtë vend. Praktikisht, i huaji duhet të ketë njohje në një nivel të pranueshëm të gjuhës italiane (A2), njohje të mjaftueshme të parimeve themelore të Kushtetutës, të institucioneve publike dhe të jetës qytetare në Itali, veçanërisht përsa i përket shkollës, shërbimeve shoqërore, punës dhe detyrimeve fiskale. Romë, 12 nëntor 2011
shkruan Qani Golikja