ORGANIZOHET FESTIVALI I XIII I POEZISË SË DIASPORËS

383947_4368621660962_900221750_n

SUEDI:
ORGANIZOHET FESTIVALI I XIII I POEZISË SË DIASPORË

Për herë të parë do të ndahet edhe Shpërblimi ”Gani Xhafolli”, në nderim të poetit të ndjerë i cili disa herë ka qenë pjesë e këtij festivali.
Malmë, 30 qershor

Këshilli organiztativ i Festivalit të Poezisë dhe të Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë që tradicionalisht organizohet nga Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi, informon se sivjet ky festival do të mbahet më 17 tetor 2015 në sallën representative të Shtëpisë së Rinisë. Adresa: Skolgatan 10 në Malmë, duke filluar në orën 17.00.
Në këtë manifestim të rëndësishëm kulturor, i vetmi i këtij lloji në tërë diasporën shqiptare, do të prezentohen krijuesit letrarë dhe ata në lëminë e muzikës krijuese që jetojnë dhe krijojnë jashtë atdheut. Në cilësinë e mysafirëve do të prezentohen edhe krijues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia si dhe krijues suedezë, danezë, norvegjezë e të tjerë. Risi e Festivalit të sivjem është mundësia e konkurrimit edhe me poezi të shkruara në gjuhën suedeze dhe në gjuhët tjera skandinave.
Edhe në Festivalin e sivjem, sikurse edhe herave të tjera do të ketë mysafirë eminentë nga Qeveria e Republikës së Kosovës si dhe përfaqësues nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës.
Festivali do të fillojë me promovimin e librave të botuara brenda dy festivaleve. Prandaj luten autorët që kanë libra të botuara gjatë kësaj periudhe të paraqiten me kohë në mënyrë që të bëjmë edhe promovimin e tyre.
Punimet tuaja që do të konkurrojnë, (2 e më shumë punime) duhet t´i dërgoni deri më 30 gusht 2015. Së bashku me punimet konkurruese, të na dërgoni edhe biografinë tuaj të shkurtër të përcjell me një fotografi Tuajën. Këto t´i dërgoni në këto adresa: info@kosalbunionen.se ose r.reshitaj@hotmail.com
Këshilli Artistik do të bëjë përzgjidhjen e punimeve të paraqitura, të cilat i përcillen Jurisë së Festivalit. Punimet duhet të kenë cilësi artistike dhe estetike, dhe të mos jenë të publikuara më parë.
Në bazë të vendimeve të Jurisë, Organizatori do të ndajë këto shpërblime për poezi dhe krijimtari muzikore:
Cmimi Parë – 2000 korona suedeze,
Cmimi i dytë – 1500 korona suedeze
Cmimi i Tretë – 1000 korona sudeze.
Do të ndahen edhe Cmimet: “Kosovë Rexha – Bala”, ”Gani Xhafolli” dhe ”Penda e festivalit”
Të gjitha poezitë e prezantuara në Festival dot ë botohen në një libër të veçantë.
Për çdo informatë, lidhur me festivalin, mund të kontaktoni organizatorët, në këta numra telefonash: 040-978099, 040 –121343, 070-3464642, 0701-721657. Si dhe në e-mailet e shënuara më lartë. Ata që përmes telefonave do të na kontaktojnë nga shtetet tjera, jashtë Suedisë do të përdorin prefiksin 0046 dhe numërat e telefonave të shënuar më lartë duke hequr 0 e parë, thuhet në Kumtesën e Këshillit Organizativ të Festivalit të 13 të Poezisë dhe të Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë.
Ramadan Reshitaj

Author: admin