Në Suedi U themelua Rrejeti studentor dhe rinor shqiptar

kujtim i përbashkët

Në Suedi
U themelua Rrejeti studentor dhe rinor shqiptar
Malmë, 19 prill
Studentët dhe të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Suedi, tash e tutje do të kenë rrjetin e tyre nëpërmjet të së cilit do të jenë të organizuar dhe do të zhvillojnë veprimtari shoqërore. Selia e këtij rrjeti do të jetë në qytetin e Malmës por degëzimet e tij do të shtrihen edhe në qytetet tjera universitare të Suedisë.
Kështu u vendos në një takim me një grup studentësh dhe të rinjsh të sapodiplmuar në fakultete të ndryshme dhe disa të rinjëve shqiptarë që në Suedi kanë kryer edhe studimet pasuniveristare. Takimi u mbajt në Malmë në organizim të përbashkët të Ministrisë së Diasporës të Kosovës dhe të Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi. Takimin e hapi Ahmet Bella, sekretar organizativ dhe ekonomik i Unionit, kurse në të morën pjesë edhe Lorik Pustina, Elis Badalli e Ramadan Mramori si dhe anëtarë të Kryesisë së Unionit dhe përfaqësues të shoqatave shqiptare në Suedi.
Duke folur për rëndësinë e themelimit të këtij rrjeti, Lorik Pustina u tha studentëve dhe të rinjëve pjesëmarrës në takimin themelues se idea ka arrdhur nga Ministria e Diasporës dhe ka për qëllim organizmin e të rinjëve shqiptarë në Diasporë. Deri tash janë themeluar 5 lidhje të këtilla në shtetet e Evropës dhe deri në fund të këtij viti planifikojmë që të themelojmë edhe tri lidhje të tilla. Përmes këtyre organizimeve, zëri i të rinjëve të diasporës do të dëgjohet më mirë dhe do të jetë më i fortë, tha Pustina. Elis Badalli që udhëheq divizionin për kulturë dhe sport në kuadër të Ministrisë së Diasporës, pos tjerash nënvizoi se kjo ministri ka projekte dhe fonde, përmes së cilave konkretisht do të përkrahen veprimtaritë e të rinjëve shqiptarë kudo që ata janë në diasporë. Ndërkaq Ramadan Mramori informoi pjesëmarrësit lidhur me rrjedhat dhe rëndësinë që ka regjistrimi i bashkëkombasëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë.
Gjatë takimit mjaft aktivë ishin edhe studentë pjesëmarrës. Argjent veliu, Arjeta Binaku, Selvete Murtezi, Gazmir Vukaj, Agon Reshitaj, Bjondina Sekiraqa, Lorim Xhema e shumë të tjerë, falenderuan qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Diasporës për kujdesin që po tregon për të organizuar të rinjtë dhe studentët në diasporë. Disa nga ne kemi ardhur shumë të vegjël, e ka edhe të atillë që kanë lindur këtu në Suedi. Por me gjithkëte, ne nuk harrojmë trungun tonë, prandaj organizimet e këtilla do të forcojnë edhe më shumë lidhjet me atdheun, thanë studentët.
Rrjeti i studentëve dhe të rinjëve shqiptarë në Suedi, në këtë takim, në mënyrë shumë demokratike zgjodhën edhe kryesinë prej shtatë anëtarësh. Kryesia ka këtë përbërje: Arjeta Binaku dhe Renata Qato, do të jenë koordinatore, kurse anëtarë të kryesisë u zgjodhën edhe Argjend Veliu, Pajtim Sylejmani, Agon Reshitaj, Besa Ademi dhe Gazmir Vukaj. Selia e këtij Rrjeti do të jetë në Malmë, kurse kryesia e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, i cili si asociacion qëndror i organizuar i shqiptarëve në këtë shtet gjithashtu ka selinë në Malmë, ofroi lokalet e veta për Rrjetin.
Unioni dhe kryesia jonë do të jetë në shërbimin tuaj, tha në përfundim të takimit Ahmet Bella. Ne ua ofrojmë lokalet dhe mjetet e punës. Në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, do t´ju ndihmojmë edhe për hartimin e projekteve të ndryshme, përmes së cilave ju do t´i realizioni qëllimet programore të asociacionit tuaj.
Ramadan Reshitaj

Author: admin