Shkëlqim i frymës kombëtare në Montebelluna

gezimmuc

Nga Dr.Gezim Muçolli

Mbrëmjen e së diellës me 1 dhjetor Salla e sporteve në rrugën Francesco Mariapreti nr 1 në Volpago di Montello (TV) ishte caku i shumë familjeve të mërgimtarëve shqiptarë. Që nga ora 17 nën tingujt të muzikës shqiptare nga të gjitha trojet etnike në filloi shpalosja e programit festiv të cilin e hapi Z.Refki Tafaj, aktivisti dhe moderatori i nderuar i shumë manifestimeve kulturore të shqiptarëve në regjionin Veneto në verilindje të Italisë.

largea_festivila1386663585

Pas Himnit të flamurit, fjalën e rastit e mbajti nikoqiri i festës, z.Faik Tafolli, kryetari i Shoqatës Kulturore “Dardania” nga Montebelluna. Ai pasi që përshëndeti mysafirët që kishin ardhur jo vetëm nga provinca e Trevisos ku jeton numri më i madh i mërgimtarëve shqiptarë por edhe nga qytete tjera të Regjionit Veneto si Padova, Venezia, etj., ju uroi Festën e 28 Nëntorit, ditën e madhe të para 101 vjetëve kur u shpall pavarsia e popullit shqiptar dhe mëvehtësia e shtetit të Shqipërisë.

Faiku i cili është i njohur me veprimtarinë e tij mbi 20 vjeçare në organizimet e shumta politike dhe kulturore të mërgatës shqiptare në Itali , në mbrojtje të popullit të Kosovës e pastaj edhe të realizimit të çlirimit të së saj nga Serbia me shpalljen e Pavarsisë me 17 shkurt të vitit 2008, foli edhe për sukseset e anëtarëve të vyer të shoqatës “Dardania” , në aktivitetet e të cilëve gjithmonë frymon edukimi dhe arsimimi shqiptar.
Në kuadër të kësaj shoqate atdhetare që filllet e aktiviteteve i ka nga viti 1994, funksionon edhe shkolla shqipe e themeluar më 2004 me angazhimin vullnetar të mësuesit Faik me bashkëpuntorë, i cili ka punuar si profesor edhe në shkollën e mesme në qytetin e Therandës, ku nxënësit mësojnë dhe edukohen në gjuhën e prindërve të tyre.Dhe rezultatet janë të dukshme,sepse fëmijët e mërgimtarëve kur shkojnë në pushime në atdhe nuk kanë asnjë vështirësi në komunikim me fëmijët e rritur në atdhe. Ata janë pasqyra e punës së mirëfilltë dhe krenaria e familjeve dhe e shoqatës shqiptare “Dardania”, e cila po vazhdon me sukses traditën 19 vjeqare të edukimit atdhetar të fëmijëve dhe rinisë shqiptare përkundër vështirësive të theksuara të imponuara nga kriza e rëndë ekonomike që ka mbërthyer jo vetëm italianët por edhe shumë puntorë shqiptare të këtij regjioni.

festivila1

Programi vazhdoi me recitimet e bukura të vogëlusheve Albina dhe Gentiana Elshani si dhe Erblina Bytyqi, pas të cilave publiku u kënaq me programin artistik nga grupi folklorik,i përbërë nga Zaim dhe Feim Graishta si dhe Musa Ahmetaj, i cili krijoi momente malli e krenarie me me këngë të kënduara mbi epikën e kohëve të qëndresës dhe luftës për liri.

Vallet dinamike të djemve dhe vajzave të reja me veshje kombëtare të përgatitura mjeshtrisht nga korreografi Mejdi Ahmetaj nën ritmet e muzikës burimore shqiptare vazhduan programin duke u pritur me duartrokitje nga publiku që kishte tejmbushur sallën. Edhe paraqitja e tyretë prirë nga udhëheqësit e valles Raimonda Rexhaj dhe Festim Tafolli,magjistër i ekonomisë në Venezia, ishte dëshmi e seriozitetit dhe sakrificës së anëtarëve të shoqatës që vazhdon të jetë shembulli mirë i edukimit të fëmijëve shqiptarë të lindur e të rritur në mërgatë.

festivila2

Programin e mbrëmjes festive e udhëhoqi me sukses zonjusha Edona Rexhaj kurse të pranishmit i përshëndetën siq e do rasti me fjalë nderimi dhe urime për festën më të madhe kombëtare edhe mysafirët e ftuar nga qytetet tjera.

Kjo mbrëmje e bukur festive përmbylli aktivitetet e festimit të 101 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë, me vallen e madhe tradicionale të rinjëve prezent në sallë të cilët pos aktiviteve tradizionale artistike shkëlqejnë edhe në ato sportive për sukseset e të cilave meritë të madhe ka Sadik Bytyqi i cili udhëheq dhe organizon aktivitetet në këtë fushë që bashkon rininë mërgimtare

Author: admin