U themelua Shoqata Kulturore “LIDHJA E PRIZRENIT”

-Me seli në San Zenone degli Ezzelini të Provinces së Trevisos

trevizo

Nga: Beqir Cikaqi. nëntor 2013,Treviso -Itali

Migracionitshqiptar në Itali iu shtua edhe një Shoqatë Kulturore Shqiptare, me një emërshumë domethënës  për historin e popullitshqiptar, ështe kjo Shoqata Kulturore LIDHJA E PRIZRENIT. Ishte kjo idea e njëgrupi bashkëatdhetarësh që bashkëpunuan në mes veti, duke e gjetur edhe mbështetjen  e komunes së San Zenones degli Ezzelin(TV). Kështu  shoqatave shqiptare të deritashme që veproninnë Provincen e Trevisos( ILIRIA; DARDANIA; BESA; RINIA; etj ) iu shtua edhe kjoShoqatë e re.

Nëthemelimin e kësaj shoqate rol të pa kontestueshëm  dhanë doktoresha e gjuhës Hedie Xhyheri, me origjin nga Vlora dhe prof. ihistorisë Bashkim Bekteshi që vie këtu nga Dibra, të cilët përzgjodhen emërtimin,si  dhe pregaditen statutin e të gjitha dokumentet e nevojshme për regjistrimpran organeve kompetetnte vendore. Nuk duhet mohuar  edhe edhe kontributin e z. Xhemajli Papaj, esidomos  ndihmesen e pakersyer ngakryetari i Komunës së San Zenone z. Luigi Mazari dhe drejtues tjerë të  komune si, z. NatalinoPelizari  dhe Xhulio Rek. Duhet  falemenderuar komunën që do të mundeson përshoqaten LIDHJA E PRIZRENIT  të sgurojëlokalin me të gjitha nevojat e duhura edhe ate gratisë. Në një shkollë ku mundte zhvillohet edhe mësimi i kursit të gjuhës shqipe për fëmijët shqiptar.

Shoqata LIDHJA E PRIZRENIT, ështëjo partiake, jo fetare, qëllimi i saj nuk është fitimi por solidariteti shoqëror.Shoqata ka këto qëllime: të njohë me traditat dhe kulturen shqiptare; të forcojëintergrimin, ndërmjet njohjes dhe ballafaqimit me kultura e tjera; të njohë kulturen,artin dhe historin shqiptare; të nxisë njohjen dhe mësimin e gjuhës, letërsisëdhe historise shqiptare. Për të realizuar këto qëllime Shoqata propozon: tëmundësojë dhe të realizojë intergrimin kulturor dhe shoqëror të njerëzve; tëorganizojë mbrëmje me temë kulturore shqiptare; të organizojë kurs për gjuhëndhe letërsinë shqiptare për fëmijë të moshave 7-14 vjeq…

Shoqata ka Këshillindrejtues,  deri në zgjedhjet e rregullta,në mesine tyre edhe nje vendor(italian), në përbërje:  – Dokt.Hedi Xhyheri, kryetare

– Prof. Bashkim Bekteshi,nënkryetar

– XhemajliPapaj, antar

– Enrico Panziera, antardhe

– Gentiana Xhyheri

Këshili drejtues me 10 nëntor2013, organizoi një takim me bashkëatdhetaret që jetojnë jo vetëm në  San Zenone, por edhe më  gjerë.

Në këtë takim  parveq bashkëkombasëve që jetojnë  nëkëtë lokalitet, merrnin pjese edhe drejtues të shoqatave si motra ne  Rajonin e Venetos, mësues të shkollës shqipetë MP, aktivist të devotshëm të mërgates së këtueshme shqiptare, si z. Selim Musaj, z. Refki Tafaj, z. HamitKurti,  autori i këtijë shkrimi, AgimMulosmani, Besnik Besimi, Muhamet Murtezani, etj.Të cilët zgjodhen  fjalët më meritore  drejtuar themeluesve të shoqatës së re .

Z. Bashkim Bekteshi, i njoftoi të pranishmit për modalitetet që do të ket emblema e shoqatës, bashkpunimin pa kushte me të gjitha shoqatata tjera si motra në aktivitetete kombëtare shqiptare këtu në këtë lokalitete ku jetojmë. Krejt rastësisht jemi këtu tre  drejtuesit,  nga Vlora(Edi), unë nga Dibra(Ilirida) dhe dhe nga Prizreni(Xhemajli), ku përfshihen trojet etnike, po të njetin program ka patur  edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbajtur me  10 qershor 1978…

Znj. Hedie Xhyheri, njoftoi për gjithe përkrahjen që ka patur nga bashkëkombasit, kolegët, nga prinderit e mi, nga familja ime, e sidomos nga  kryetari i komunes së San Zenone me gjithë stafin., që jep me e kuptu edhe sot në ambientet e kësaj shkolle që do ta kemi në dispozicion për nevojat e aktivitetit të Shoqatës LIDHJA E PRIZRENIT. Për të gjith ata që do të antarësohen  do të paisen me libreza antarsie, kemi pregadit  formular për antarsim, dhe sëshpejti do të hapim edhe Web-faqen tonë dhe qasjen në facebook për komunikim dhe informim….

Xhemajli Papaj: Unë ka kohë që njihem me  zonjen(Hedie), pasi banojm këtu në San Zenone, dhe kur më ka tregua  iden për një aktivitet të tillë e kam përkrahur pa hezitim, dhe do ta përkrah edhe në të ardhmen. Urojë të na bashkangjiten edhe të tjerë, e kemi nevojë edhe për përkrahjen e shoqatave tjera, gjë që poshifet edhe sot  ku po marrin pjesë nga Treviso, Conegliano, Castelfranco, nga San dona di Piave, etj….

Drejtuesit e shoqatës  LIDHJA E PRIZRENIT, i njoftuan  të pranishmit për aktivitetin fillestar, ndër të tjera, se kan e videntuar  një numër të konsideruar të fëmijeve , që do të ndjekin mësimet e kursit të gjuhes shqipe, ku e ka edhe qëllimin e aktivitetit kryesor shoqata. Ky aktivitet do të fillojë nga java e radhes , çdo të shtune  prej ores 15.00 deri 17.00. Mësues do të jenë  Hedie Xhyheri dhe Bashkim Bekteshi, të cilet edhe ma parë kan qen mësues të shkollës shqipe të mësimit plotësues në Bassano, do me than kan pervojë të mirë në këtë drejtim.

Urojmë, që këta aktivist entuziast dhe të dëshmuar të Shoqatës LIDHJA E PRIZRENIT , të ken suksese dhe jetë gjatësitë pa kufizuar.

………………………………………………….

Gjatë fjalëve përshendetëse, deklaruan, :

Selim Musaj: Formimi i Shoqatës “LIDHJA EPRIZRENIT”,në SAN ZENONE, është një sihariq për emigrantet që banojnë në  krahinen Treviso e më gjerë. Aq më shumë edhe për faktin se diten e parë të themelimit të saj, me pjesmarren e një numëri familjaresh emigrant shqiptar, bëri hapjen e shkolles në gjuhen shqipe. Veprimtaret,-Hedie Xhyheri, Bashkim Bekteshi e Xhemajli Papaj, kane arritur të bëjnë organizimin, bazen fillestare material të aktivitetit ombëtar ,dhe ajo që është me rendësi Hedije Xhyheri, me aktivitetin e saj në sherbim të komunitetit ka arritur të ndërtojë mardhënje dhe të bind pushtetaret në komunë që të vejnë në dispozicion të kësaj shoqate një godin me ambjente të plota përzhvillimin normal të shkolles dhe vepritarive të tjera. Kjo tregon se kur ështëperkushtimi edhe rezultatet nuk mungojnë. Është një shembull qe duhet ndiqet edhe nga shoqatat tjera qe veprojne ne rajonin e Venetos. Urime e suksese Shoqatës ‘LIDHJA E PRIZRENIT” dhe drejtuesve të saj.

Refki Tafaj: Si mësues  i gjuhës shqipe i përgëzojë  për themelimin e Shoqatës, e më shumë përa ktivitetin që ka fillu qysh në start të themelimi, hapjen e shkolles shqipe.E perkrah themelimin e çdo shoqate dhe hapjen e aktivitetit për grumbullimin e fëmijëve tan, për ta mësuar e mos ta harruar gjuhen dhe traditen tonë kombëtare shqiptare, ku fëmijëve tanë iu mundësohet përveq komunikimit dhe forcimi i lidhjeve të ndryshme, deri edhe të ato jetësore, si fryt i aktivitetit të shkolles shqipe, sikur ka ndodh edhe në shumë raste tjera….!

Hamit Kurti: Urime dhe Suksese Shoqates LIDHJA E PRIZRENIT si dhe shkollës plotësuese në Gjuhën Shqipe . Një përshëndetjetë perzemert për mësuesit e nderuar , për kontributin e tyre të pashembull dhe të gjithë ata bashkatdhetar që do të ndihmojnë në rrugen e shenjtë të mesimit shqip për femijët tanë këtu në Itali . Përshëdes  të pranishmit, por mendojë se këtu  ne tubimet tjera do të ketë edhe mashmë bashkëkombasë,sepse siq po shihet e dëgjohet vendoret na përkrahin, na mbetet vetëm neve të organizohem e t’i përkrahim aktivitetettë tilla kombëtare.

Beqir Cikaqi: Të nderuar miq, bashkedrejtues të Këshillit drejtues të Shoqates LIDHJA E PRIZRENIT të sapoformuar, iu urojë punë të mbarë dhe suksese në prezentimin e vlerave kombëtare shqiptare në lokalitetin ku veproni.Unë kam shumë arsye të kem një kënqësi  të veqant për këtë  aktivitet-eveniment, sepse themeluesit e kësaj shoqate i kam miq të kahmotshëm, me të cilët na bashkoi aktiviteti këtu në migracion. Mandej aktiviteti  kryesor i kësaj shoqate do të jete  shkolla shqipe e MP për fëmijët shqiptar këtu, e unë ndiej  një kënaqësi, sepse profesioni i vërtet i imi dhe i pa zëvendesueshëm, është ai i mësuesit, tjetër gjë që këtu në  migracion  kufizohemi të punojmë vetëm profesionin e vërtet…Dy nga  themeluesit e kësaj shoqate i kame dhe personazhe meritore në një libër timin, etj. etj…. Urime e suksese….!

Muhamet Murtezani: Unë përshëndes personalisht, por i përcjelli edhe përshëndetjet  nga drejtuesit e shoqatës ILIRIA, ku jemi shumë të gëzuar për “lindjen edhe të një motre” sikur është  formimi i shoqatës “Lidhja e Prizrenit”. Urojë që drejtuesit  e shoqatës së re mos të paraqesin kushte për bashkëpunim në mes shoqatave që veprojne në këtë regjion…

Nga: Beqir Cikaqi. nëntor 2013,Treviso -Itali

trevizo2

Author: admin