IBRAIMI NË CAGLARI?

Agim Ibraimi, pritet që ta vazhdoj karrierën në Itali, respektivisht te skuadra nga Serie A, Caglari.

Sipas të përditshmes italiane, Corriere dello Sport, Massimo Cellino, presidenti i Caglarit, ka arritur marrëveshje me Mariborin për transferimin e mesfushorit shqiptarë në Sardenja.

Thuhet se ekipi italian do t’i paguaj 1.5 milion euro dëmshpërblim ekipit slloven, për reprezentuesin e Maqedonisë, i cili pritet ta zëvendësoj Thiago Ribeiro, i cili është transferuar te Santosi.

Ndërkohë, sipas mediave italiane zyrtarizmi i Ibraimit nga Caglari pritet të bëhet në orët në vazhdim.

Ndërkohë, së fundi kanë qarkulluar informacione se interesim për reprezentuesin e Maqedonisë kanë shprehur Newcastle, Porto, Atletico Madrid dhe disa ekipe ruse.

Author: admin