Meda, Mehedin Pergjeqaj

Shkruan: Shaban Cakolli

Mehedin Pergjeqaj (MEDA), sot eshte bere yll i muzikes,i adhuruar nga artedashesit e muzikes anekend trojeve shqiptare.Meda ka lindur ne Hajvali te PRISHTINËS.I ati i tij Hasan Pergjeqaj,rrjedh nga nje familje kengetaresh nga Lumbardhi i Deqanit.Hasani eshte rrapsod,kurse Meda e ka trasheguar kengen prej tij,dhe ka kenduar nga femijeria:Ate bote Meda ka kenduar ne RTP,ne emisionet”BUJKU” dhe”GURRA”.Në vitin 1999) familja e Medes emigron ne Gjermani.Meda iperkushtohet kenges dhe me pune te frytshme arrine suksese te lakmueshme.Ka tekste shume te mira,muzike te mire dhe ze te embel.Meda eshte i kerkuar ne koncerte,dasma e ahengje.Ka shume simpatizues dhe ka shpernda me se shumti albumet.Jeton ne Bad Krosingen te Gjermanise dhe aty ka nje produksion muzikor qe quhet”DUKAGJINI”:Meda ka shume albume,por si kryeveper do te ia kisha lene albumin “TRE MIJË VJET PËR PAVARËSI”.Ne nje bisede me Meden ai thote:Jam i lumtur,nuk me mungon asgje pos vendlindjes,shokeve dhe miqeve ne Kosove.

MEDA,me një vullnet të pa shoq i hyri punës në zgjidhjen e krijimeve më të bukura,me tekste nga autor të njohur,përcjellje të mirë muzikore,duke u ofruar vlera margaritarë artdashëshve të muzikës në mbarë hapësirën shqiptare.

Meda është këngëtar i shquar që din të kultivoj muzikën,që jep të bukuren qoftë në muzikën folklorike ku ka pushtuar zemrat e dëgjuesëve  me këngën për Adem Jasharin dhe këngën për vëllezërit Haradinaj nga Gllogjani,kurse populloren e ka të përditshme,shumë të dëgjuar në mbarë hapësirën shqiptare.Ai ushtron një aktivitet të ngjeshur në kulturën tonë kombëtare,për të plotësuar dëshirat e artdashësve të muzikës sonë,qoftë në viset shqiptare,qoftë në mërgim.Meda është një veprimtar i shquar,ai ka bërë hap të madh në kulturë,ka ndihmuar skamnorët,ka ndërtuar disa shtëpi për të varfërit që lufta i shkatërroj dhe i la pa kulm mbi kokë.Meda ka ndihmuar edhe shërimin e njerëzve të cilët lëngonin nga dhembjet,në pamundësi për të paguar hargjimet shëndetsore.Meda është gjëthnjë në gatishmëri të u ofroj ndihma atyre për të cilët nuk ka kush të përkujdeset.Në bisedë me te  Meda  thotë:Unë e dua këngën,kënga dhe unë jemi bërë një,ajo nuk më lëshon,unë nuk mund të ndahem prej saj,këngën nuk e kam nisur për përfitime,ajo më ka dalur nga dashuria e thellësisë së shpirtit.Meda është i martuar dhe ka dy fëmijë,bënë një jetë të lumtur.Ai është i kënaqur me të arriturat e tij në muzikë,por synim ka gjëthnjë të arrijë më shumë.Për këtë punon dhe vetëm punon,puna nuk e mërzitë asnjëherë nga se e bënë me ëndje dhe pasion.

Author: admin