Armata Kombëtare Shqiptare u ka dhënë ultimatum politikës shqiptare, për të vepruar sipas interesave kombëtare, në të kundërtën do të konsiderohen tradhëtarë të vendit. Ja teksti i ultimatumit:
“Pasi konstatuam se Parlamenti i republikës së Shqipërisë dhe i Republikës së Kosovës, politikat zyrtare të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe disa politikanë shqiptarë të Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Luginës së Preshevës, nuk po i shërbejnë aspiratës shekullore së popullit shqiptarë për bashkim kombëtar, madje me dashje ose jo po e sabotojnë atë. Prandaj, po ju drejtohemi me këtë ultimatum,
1. Të heqin dorë nga injorimi i aspiratës sonë për bashkim kombëtar, sepse kjo aspiratë është e drejtë juridike e shqiptarëve dhe njëkohësisht pjesë e së drejtës, së vetëvendosjes së popujve,
2. Të heqin dorë nga shitja apo shkëmbimi i territoreve kombëtare për interesa të ngushta vetiake,
3. Ti bëjnë presion politiko ekonomik parlamentit grek deri në heqjen e ligjit të luftës nga ky i fundit,
4. Të largojnë menjëherë përfaqësuesin e huaj të ortodoksisë shqiptare nga territori i republikës së Shqipërisë si një person non grata, për komunitetin ortodoks shqiptarë,
5. Të mbrojnë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Maqedonisë dhe Greqisë si dhe të jenë faktor i përgjegjshëm për dhe në mbrojtje të interesave kombëtare,
6. Të heqin dorë përfundimisht nga ideja e shkëmbimit të territoreve, siç përflitej ai ndërmjet Mitrovicës dhe luginës së Preshevës.
Armata Kombëtare Shqiptare edhe pse e konsideron si motër, Ushtrinë Shqiptare në Shqipëri, edhe pse e konsideron aleat të Forcave të NATO-s, nuk do të tolerojë më që populli shqiptarë dhe interesat e tij të nëpërkëmben, të irnohen apo të shiten nga disa individë të pandërgjegjshëm apo që u shërbejnë lobeve antishqiptare.
Me këtë ultimatum AKSH ju drejtohet përfundimisht politikanëve shqiptarë të reflektojnë se ajo nuk bën më shaka as me gjakun e të rënëve dhe as me tradhtinë ndaj kombit.
Rroftë kombi shqiptarë, Rroftë Shqipëria e bashkuar, Lavdi dëshmorëve të Kombit!”, janë thirrjet që përmbyllin, deklaratën e grupit prej gjashtë vetave që shfaqet në videon në yotube, që me intonacion shfaqen si një e folur e njerëzve nga Shqipëria, ndërsa në sfond shihet vetëm flamuri shqiptarë.