Kompania ajrore paguan për të mos udhëtuar me të

Kompania ajrore “Easyjet” u shndërrua në protagoniste të një episodi të rrallë në historinë e aviacionit, pasi pagoi udhëtarët për të mos udhëtuar me këtë kompani.

Historia u regjistrua mëngjesin e së premtes, kur një avion në linjën Liverpul-Gjenevë rezultoi të ishte mbipeshë me 300 kilogramë.

Duke qenë se në aviacion ekzistojnë rregulla të forta që pengojnë çdo nisje me avionin e mbingarkuar mbi një peshë të lejuar, “Easyjet” mori në konsideratë tre opsionet e mundshme, të reduktonte sasinë e karburantit në serbator, të hiqte disa bagazhe apo të nxirrte nga kabina disa udhëtarë.

Në fund, kompania vendosi për alternativën e tretë dhe sipas mediave britanike, anëtarë të ekuipazhit nisën të ofronin nga 100 stërlina për këdo që do të pranonte të braktiste udhëtimin.

Oferta nuk rezultoi tërheqëse për asnjë, deri në rritjen me 200 stërlina, shpërblim i pranuar prej katër pasagjerëve, që së bashku kalonin kufirin e 300 kilogramëve, duke lejuar linjën që të vazhdonte udhëtimin e saj.

Author: admin