THAÇI E HARADINAJ S’MUNDEN BASHKË

Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, ka vlerësuar se Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj nuk mund të bashkëqeverisin së bashku

“Unë do të them se jam në përkrahje të Ramushit, por nuk besoj se dy liderët e luftës mund të bashkëqeverisin bashkërisht”, është shprehur Daci për “Epokën e Re”.

Ai i ka sugjeruar Haradinajt mos të heqë dora nga kërkesa për t’u bërë kryeministër, por këtë pozitë, sipas tij, ai duhet ta marrë pas zgjedhje nacionale, të cilat ka kërkuar të mbahet këtë vit.

Ai ka thënë se është duku punuar në ‘Projektin Daci” dhe aty planifikon t’i përfshijë Thaçin dhe Haradinajn por jo edhe Isa Mustafën.

Author: admin