Çështja nëse celularët shkaktojnë ose jo kancer në tru është shndërruar në një betejë mes shkencëtarëve.
Një studim i ri, i ndërmarrë nga Gazeta e Institutit Kombëtar të Kancerit, ka arritur në përfundim se celularët, pavarësisht kohëzgjatjes së bisedave dhe rrezatimit të tyre, nuk shkaktojnë kancer. Madje, sipas studimit, rastet me tumor janë evidentuar më shumë te personat që nuk përdornin celular.
Ky konkluzion është arritur pas vëzhgimit të të paktën 1000 personave, ndër të cilët fëmijë, adoleshntë e të rritur, por edhe një grup individësh të prekur nga tumori në tru. Ky studim vjen pas botimit të të paktën tre raporteve të fundit ndërt të cilët edhe atij të OBSH-së, ku ngrihej alarmi se celularet janë rrezik potencial për kancer.