Vesa Luma, me “muaj mjalti”

Kohë të arta për këngëtaren simpatike Vesa Luma. Biondina e hitit “Ti po don” më në fund ka dalë hapur në publik me të dashurin e saj, Kreshnik Zalli, i cili jeton në SHBA, por këto kohë gjendet në Kosovë, pranë të dashurës së tij. Çifti ka shfrytëzuar rastin që qëndrojnë disa ditë së bashku, pa iu “trembur” objektivit të paparacëve. Ndërsa mban koncerte të përjavshme në bregdetin shqiptar dhe atë të Malit të Zi, Vesa gjatë ditës kënaqet në shoqërinë e të dashurit të saj. Miqtë e këngëtares rrëfejnë se Vesa Luma pas kthimit të Kreshnikut është mbushur me plot energji.“ Vesa është në momentet e veta më të mira, pasi i dashuri i është kthyer nga Amerika. Janë bashkë pothuajse në çdo koncert që është duke mbajtur Vesa. Duken çift i lumtur dhe lidhja e tyre po shkon për mrekulli”, ka treguar një shoqe e këngëtares. Siç thuhet, Vesa Luma është e lidhur me Kreshnik Zallin, prej më shumë se dy vitesh dhe pavarësisht se kanë jetuar larg njëri-tjetrit, lidhja e tyre ka mbetur e fortë.

Author: admin