Reklamat televizive për ushqimin e shpejtë shtojnë dëshirën për konsumimin e tij, sidomos të fëmijët të cilët shikojnë shumë televizor.Akademia Amerikane e Pediatrisë ka realizuar një hulumtim te fëmijët e moshave nga 6 deri në 13 vjeç, ndërsa rezultatet kanë treguar se reklamat për ushqim të shpejtë dhe ëmbëlsira zgjonin urinë e fëmijëve për këto produkte.Ekspozimi ndaj reklamave televizive për ushqim te personat të cilët shikojnë shumë TV, forcon prirjen ndaj produkteve ushqyese që reklamohen, në raport me personat të cilët shikojnë më rrallë televizor”, thonë autorët e studimit.
Fëmijët kanë shprehur dëshirë më të madhe për ushqimin e ëmbël dhe atë yndyror pasi kanë shikuar reklamat për ushqimin e pashëndetshëm.
Sidoqoftë, ekspertët thonë se reklamat e “ushqimeve të këqija” nuk mund të konsiderohen fajtorë për shtimin e numrit të fëmijëve me mbipeshë, sepse kjo varet nga shumë faktorë.