Femrat e gjata sëmuren më shpesh nga kanceri

Sipas të dhënave më të reja të studimeve pranë Universitetit të Oxfordit, femrat me gjatësi më të madhe trupore janë më të prira për t’u sëmurë nga dhjetë forma të kancerit.Autorët e studimit thonë se për çdo dhjetë centimetra mbi gjatësinë prej 1.5 metrash, rreziku për t’u sëmurë nga kanceri shtohet për 16 për qind.Në studimin dhjetëvjeçar janë përfshirë më shumë se një milion femra, ndërsa është treguar po ashtu se substancat që përdoren për kontrollimin e rritjes mund të kenë ndikim në shfaqjen e tumoreve.Me gjatësinë janë të lidhur dhjet lloje të kancerit- kanceri i zorrës së trashë, rektal, melanomat malinje, kanceri i gjirit, mitrës, vezoreve, veshkave, sistemit limfatik, limfomat non-Hodgkin dhe leukemia.

Edhe pse në studim janë përfshirë vetëm femrat, shkencëtarët thonë se lidhja ndërmjet gjatësisë trupore dhe shfaqjes së kancerit ekziston edhe te meshkujt.

Author: admin