Anonymous godasin Policinë Italiane

Hakerat Anonymous kanë goditur serverat e Policisë së Italisë, duke u vjedhur këtyre të fundit 8 GB material, përfshi këtu edhe dokumenta sekretë.Lajmi është konfirmuar nga vetë hakerat përmes një postimi të tyre në Twitter. Ata thanë se, sulmi është ndërmarrë pasi policia italiane kontribuoi në fushatën e arrestimeve të ndërmarë së fundmi ndaj anëtarëve të Anonymous.Piratët e kompiuterave e përcaktuan infrastrukturën kompiuterike dhe sistemin e sigurisë së këtij institucioni si të mjerueshme, ndërsa thanë se do të bëjnë publik të gjithë materialet e kompiuara.

Author: admin