Mirëserdhe në shtëpi, Endevour !

“Ulja juaj, është fundi i një anije legjendë që do të mbahet mend për një kohë të gjatë. Mirëserdhët në shtëpi, Endeavour.”, – këto kanë qënë fjalët e para dhe të fundit që drejtuesit e sallës operative në Qëndrën Hapësinore në Kennedy, i kanë thënë ekuipazhit të anijes Endeavour gjatë uljes në Tokë.

Anija kozmike “Endevour” u ul në Qëndrën Hapsinore në Kennedy në orën 2 e 34 me orën lokale, duke i dhënë fundë karrierës 19-vjeçare në hapësirë, në Stacionin Ndërkombëtarë Hapësinor (ISS).

Mjeti fluturues 19-vjeçar, e ka nisur karrierën në 7 Maj të vitit 1992, dhe deri më sot ka zhvilluar 25 misione gjithësej. Tashmë, anija “Endeavour” do të dërgohet në muzeun shkencor të Los Angeles, dhe do të jetë e hapur për tu vizituar nga turistët.

Ndërkohë NASA, para se të mbyllë misionin e saj afro 30-vjeçar në ISS, do të dërgojë më 8 Qershor në hapësirë edhe anijen e fundit “Atlantis

Author: admin