Panelet e reja diellore të lëvizshme

Japonezët kanë shpikur panele të reja diellore të lëvizshme, që arrijnë të siguronë më shumë energji gjatë ditës, falë rrotullimit të tyre pas diellit, deri në perëndim të tij.

Lajmi është konfirmur nga mediat japoneze, të cilat i referohen njoftimi të kompanisë “Smart Solar International” me bazë në Tokio, e me filial edhe në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo pajisje është e përbërë nga disa panele diellore, të cilat janë të programuara për të lëvizur aty ku energjia eshte më e madhe, pra drejt rrezeve të diellit. Në këtë mënyrë, energjia që këta panele thithin, është më e madhe se të njëjtat pajisje që ekzistojnë aktualisht dhe që qëndrojnë përballë diellit për pak orë.

Panelet e reja diellore të lëvizshme do të nisin të prodhohen në Japoni, në muajin Gusht, ndërsa shitjet e tyre do të fillojnë në muajin Tetor. Eksporti i tyre në Azi dhe në Lindjen e Mesme, aty ku edhe përdorimi i paneleve diellore është eshe më i madh, do të zhvillohet në vitin 2014

Author: admin