Shndërrohet në kartë elektronike leja e qëndrimit-Rritet tarifa e pagesës dhe shtohen kriteret

Pas kartës elektronike për të gjithë grekët dhe emigrantët,shumë shpejt do

të dali edhe karta elektronike e emigrantëve,e cila po përgatitet nga Ministria  e Brendshme.

Çfarë do të përmbajë dhe cilët emigrantë do të kenë të drejtë të marrin kartën elektronike?

Dy  të dhëna biometrike,dmth një foto dixhitale dhe shenjat e  gishtave si dhe RFChip,si një mjet regjistrimi do të ketë tashmë karta elektronike e  emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Vendimi i kartës elektronike do të hyjë në fuqi prej datës 20 maj 2011 dhe u mor nga vetë ministri i Brendshëm Ragusis,në mënyrë që Greqia të jetë në të njëjtën linjë me vendet e  tjera të Bashkimit Europian,përsa io përket temave të emigracionit.

Karta elektronike e  të huajve në Greqi,do të shoqërohet edhe me transformimin gradual të institucioneve që shërbejnë emigrantët,të cilat do të jenë institucione të një ndalimi («one stop shop»).

Ky transformim garanton në pamje të parë krijimin dhe menaxhimin e të dhënave bazë nga institucione të autorizuara,së dyti do të marri masa të rrepta dhe të përshtatshme të sigurisë dhe të proçedurave të kontrollit të proçedurave gjatë përmbledhjes të të dhënave,si dhe administrimin e të dhënave biometrike.Së treti kjo kartë do të shkurtojë kohën e  pajisjes së emigrantëve me lejë qëndrimi dhe së katërti dhënie të plotë të informacioneve të duhura të shërbimeve të plota.

“One-stop shop”, do të jetë për emigrantët e vendeve të treta, për të cilët do të ketë kujdes të veçantë gjatë dorëzimit të formularit aplikues për rinovimin e lejës së qëndrimit,marrjen e të dhënave biometrike,paraqitjen e dokumentave shtesë,shqyrtimin e kërkesës për progresin e rastit të tyre dhe informacioneve.Karta do të jetë gjitashtu edhe për vendasit pronarë që do të punësojnë emigrantët.

Shënohet se për proçedurën e  pajisjes së emigrantëve me kartën elektronike,do të ngrihet një grup i specializuar nga Ministria e  Brendshme,nga ku do të trajnohen punonjësit.Do të ketë më shumë punënjës në këtë institucion,për të mos vonuar ecurinë e proçedurës.Të dhënat do të dërgohen në minisrinë e  Brendshme  me mënyrë elektronike dhe nga atje do të njoftohet emigranti që të shkojë dhe të marri kartën elektronike në vendin ku jeton.

Deri tani janë planifikuar 62 qendra shërbimi,dmth në çdo qark një institucion i tillë,përveç Athinës dhe Selanikut ku do të ketë më shumë, për shkak të popullsisë së madhe.

Me këtë vendim të ministrit të Brenshëm z.Ragusi,do të shtohen punonjësit në qendrat ku do të shërbehen emigrantët.Gjithashtu bëhet fjalë se do të ketë një rritje 10% të tarifës që paguajnë emigrantët,dmth nëse tani paguhet 150 euro për një vit,pas muajit maj do të paguhen 165 euro.

Author: admin