Google del sot me Music Beta

Gjatë dy muajve të fundit, është folur mjaft shumë për shërbimin e muzikës të cilin do ta lansojë Google, ndërsa lansimi i këtij shërbimi pritet të bëhet sot më vonë gjatë ditës, dhe emri i tij pritet të jetë Music Beta nga Google.Sipas një raporti të kohëve të fundit, ky shërbim i ri i Google Music do të jetë një “follder i mbyllur” online për albumet dhe këngët tuaja të preferuara, dhe i njëjti do të ju lejojë ta transferoni muzikën tuaj direkt në telefonin tuaj të mençur Android ose kompjuterin tuaj tablet.

Pasi që thuhet se Google ende nuk ka nënshkruar ndonjë marrëveshje me ndonjë nga produksionet e mëdha muzikore, përdoruesit nuk do të jenë në gjendje të shkarkojnë muzikë nga Beta Music, por në vend të kësaj ata vetëm do të lejohen që të lidhin muzikën e tyre direkt në platformën Android.

Për momentin, këto janë të dhënat e vetme që jepen për Music Beta nga Google, dhe me këtë përshkrim, nuk duket se Google do të hyjë shpejtë në industrinë e muzikës dhe ta ndryshojë atë siç ka bërë Apple me iTunes.

 

Author: admin