Thaçi: Të na i kthejnë paratë tona

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi të martën mbrëma., gjatë fushatën parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit, nga Debreshti i Dollnenit, kërkoi që shqiptarëve t’iu ndahet hisja e buxhetit që iu takon.

“E bënë buxhetin e shteti me të paktën 35 për qind të holla nga xhepi ynë, ndërsa po na i kthejnë vetëm dy  për qind nga ai buxhet. 35 për qind e buxhetit të shtetit që i marrin janë nga paratë e tona, ato para le t’na i kthejnë. Fjala është për një miliardë e 100 milionë dollarë”, ka thënë Thaçi, raportoi Koha.

Kreu i PDSH-së njëherësh bëri thirrje për kompromis sa më të shpejt për emrin me qëllim që vendi të anëtarësohet në NATO, gjë që do të tërheq edhe investime.

“Shpejt të bëhet kompromisi për emrin dhe shteti të bëhet anëtare e NATO-s, atëherë do të kemi investime, nuk kemi bukë për të ngrënë, për këtë duhet të gjithë të angazhohemi, gjëja më e mirë që mund të ndodh është që ne të gjithë më datën 5 të votojmë kundër kësaj qeveria naziste”, ka thënë

Author: admin