Ahmeti: Çështja e shqipes do të zgjidhet përfundimisht

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, të martën mbrëma, gjatë tubimit parazgjedhor të mbajtur në Kumanovë,  ka thënë se programi i subjektit që ai drejton nuk është vetëm teorik, por i realizueshëm dhe i projektuar nga ekspertët më të mirë në parti.

Ahmeti kërkoi besimin që në mandatin e ardhshëm katërvjeçar të zgjidh përfundimisht çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe, zbutjen e papunësisë, hapjen e vendeve të reja të punës.

As hapja e fakultetit në Kumanovë nuk u anashkalua nga Ahmeti, raportoi Koha.

“Akoma partner strategjik nuk kemi bërë sepse partneritetin e kemi me kombin tonë, partneritetin e kemi me popullin tonë. Sigurisht se ky është vërtetë mandati për të cilën çështja e gjuhës shqipe sërish vendoset në bankat e parlamentit të Maqedonisë për zgjidhje përfundimtare dhe unë jam më se i bindur që kjo edhe do të ndodh, gjithashtu ne përpjekje maksimale bëjmë që të zbutet papunësia, korridori i tetë, zonat e lira ekonomike, hekurudhat, veprat hidroenergjetike, duhet të hapen vende të reja të punës, të krijohet perspektivë për rininë”, ka thënë Ahmeti

Author: admin