Përkujtim kushtuar atdhetarit nga Dibra “Jonuz Majtara”

Përkujtim kushtuar atdhetarit nga Dibra “Jonuz Majtara” Titulli: -Pershendetje nga AustraliaI nderuari Zoteri Ibrahim, Fillimisht ju pershendesim dhe ju urojme shendet dhe gjithe te mirat ne jete. Ne faqet e internetit, gjegjesisht, me 6 janar hasem ne nje shkrimin tuaj me titull: ”Udhetim i tmerrshëm”, i cili na preku shume edhe neve ketu ne kete kontinent te larget, por mbetet te themi, qofshin te kaluara! Ju njofoj se emrin e kam Rexhep dhe ketu ne Australi jetoj 25 vjet. Jam nga Fshati Gllogje, komuna e Tetoves, ne drejtim te rruges Tetove-Ferizaj, ne rrenze te malit Sharr. Prej Tetove 12 km. Ketu si kam ardhur e kam njoftuar dhe z. Qerim Majtara, djalin e Jonuz Majta res dhe kur e lexova kete artikull e njoftova Qerimin per kete dhe po pergatis nje kopje per te. Sipas mundesise, poqe se mund te me shkruani me teper se cka dini per Jonuz Majtaren, megjithe se Qerimi na ka treguar shume pak. Me respekt, Rexhep Abazi _________________________Përgjigje: -I nderuari z. Rexhep,U gëzova sinqerisht për Mesazhin, që më derguat, për dy arsye: Për herë te parë ne jetë mora një përshëndetje nga Australia e largët dhe e dyta, më mundësuat që të kontaktoj me birin e NUNIT tim, të atdhetarit të ndjerë, Jonuz Majtara, z.Qerim. Pra, faleminderime nga zemra! Poashtu, meqë tani mbushen 32 vjet nga vdekja e Xha Jonuzit dhe, duke qenë se keni shfaqur interesim të mësoni diç më tepër për veprimtarinë e tij, unë i kam përgatitur të dhënat që vijojnë: Në 32 vjetorin e vdekjes së atdhetarit “Jonuz Majtara” Në prill 2011, mbushen 32 vjet  Jonuz Majtarakur pushoi së rrahuri zemra e  Ibrahim Egriupatriotit te shquar Dibran, e luftëtarit të paepur për liri, zemra e të burgosurit shumëvjeçar politik, zemra e mentarit dhe e filozofit popullor në Trevën e Dibrës – Jonuz Majtara, të cilit me nderime të më dha iu bënë omazhet nga mijëra dibranë, që u nda në përgjithmonë prej tij, me kujtimet dhe mbresat më të mira. Fjala e Tij e mprehtë dhe e matur, besnikëria, bujaria dhe trimëria ishin ti paret e Mixhës Jonuz, të cilat në tërësi përbënin një mozaik të etikës e të karakterit të tij të lartë e njerëzor.

Elegji dedikuar Xha Nuzit Ijeshi e shend oxhakut i ke dhënë,të burgosën sorrat, që deshën me t’ngrënë,vujate dënimin larg në Goli Otok,për të mos dorëzuar as miq as shok’! I. Egriu Luftëtar i paepur për liri: -Duke filluar nga viti 1941 e deri në mbarim të luftës së Dytë Botërore ka qenë pjesëmarrës aktiv në luftën kundër pushtuesve për çliri min e Shqipërisë dhe të trojeve të okupuara shqiptare. Ai, kishte dëshirë të zhurritur që pas mbarimit të luftës, t’i plotësohet ëndra e tij e kahmotshme e t’i sheh njëhehrë e për gjithmonë, të gjitha trojet shqiptare të shkëputura padrejtsisht nga trungu amë, i bash kangjiten Shqipërisë etnike, por dhe ai, si shumë luftëtarë të tjerë të lirisë qe i zhgënjyer dhe, s’i shijoi çastet e vërteta të lirisë së plotë e të bashkimit etnik të shqiptarëve. Pas mbarimit të luftës, pushtatarët maqedonas filluan ndjekjet, burgosjet, torturimet dhe shfarosjet e luftëtarëve e të atyre pak intelektualëve, që gjindeshin në atë kohë, e përse? -Vetëm se i kanë pasë takuar Partisë Nacional – Demokrate apo ishin bashkëluftëtarë të trimit të Madh, -Xhemë Gostivari, i cili ishte tmerr ndaj armiqëve dhe patriot i përbetuar i popullit tonë. Këtë e dëshmojnë qindra e mijëra shqipta rë, të cilët, përshkak të tij i patën futur nga 30-40 vetë nëpër dhomat e ngushta te barakat për rreth lumit Vardar, që ishin hermetikisht të mbyllura, duke i torturuar e asgjësuar shqipta rët, pa gjykim, pa vendim e pa dëshmi. Sipas të dhënave të dëshmitarëve të zënur peng e që i shpëtuan më së keqes, pra vdekjes, deklaronin:-Po të mos kish ardhur që të ndërhyjë tek pushtetarët maqedon Komandanti i Brigadës Shqiptare -Qemal Agolli dhe vëllau i tij -Nexhati – Komesar, të gjithëve do na shfarosnin.

Më 1962 isha mësues në fshatin Tërnovë. Rreth atyre masakrave, ja se ç’më rrëfeu atëherë në besim, plaku 75 vjeçar -Kamber Tahiri: Nëpër baraka, të rrethuara në të gjitha anët me ushtri e polici, ishim të zë nur robër rreth 3000 shqiptarë. Ishte tmerr e lemeri. S’dinim se ç’ndodh me ne! Prisnim vetëm se kur të na vjen radha e të na asgjësojnë. Bashkëluftëtarët e mij, nxirreshin një nga një, torturoheshin pa masë dhe nuk kthenin më. Disa pushkatoheshin, kurse disa therreshin me anxhar. Me këtë detyrë, xhandarët, i kishin ngarkuar disa jevgji (romë). Mirë po ç’ndodhi?! -Një rom, të cilin poashtu e kishin urdhëruar që të bëjë masakrime ndaj shqiptarëve, ai me këmbngulësi, u kap me të dyduart për një shtyllë të barakës dhe nuk deshte të zbatojë urdhërin që t’i therrë shqiptarët. Në ato çaste iu ofru ofruan dy xhandarë dhe me anxharët (thikat) e pushkëve ia pren të dyja duart romit,me që s’deshte të kryejë kasapanë ndaj shqiptarëve. Ai, nga dhëmbja bërtiste me të madhe: -Më vranë! -Na vranë! Në ato çaste, britmës dhe ulurimës së tij iu bashkangjitën dhe qindra e mijë ra britma të tjera, me thënien:-Pse na vrisni?! –Kështu që, sipas dëshmitarëve okularë, ato britma janë dëgjuar rreth 25 km. larg, përtej Mavrovës, për rreth fshatrave: Vrutok, Zhirovjan, Simnicë e gjetkë, më njohtoi plaku 75 vjeçar-Xha Kamberi. Mandej vazhdoi: -Të nesërmen, kish ardhur Komandant Qemal Agolli, i cili kish reaguar ashpër kundër pushtetarëve shovinist se çfarë masakrime kryen ndaj shqiptarëve dhe, prej asaj dite, një numër të madh të brugosurish na liruan. Në mesin e tyre isha dhe unë, tha ai. Edhe pse, Xha Nuzi ishte pjesëmarrës aktiv në luftën për liri, çlirim dhe bashkim të trojeve etnike ai, pas lufte, përsëri ishte i ndjekur këmba-doras nga pushteti i sapo formuar monist-maqedon. Përveç tij, në shënjestër ishin të dy vëllezërit dibranë: -Qemal e Nexhat Agolli, të cilët, siç përmenda më lart, për shkak të ndërhyrjes së tyre tek pushte tarët maqedonas që të mos e masakrojnë popullatën shqiptare të Pollogut, u asgjasuan pa nam e pa nishan. Mandej, vijon burgosja dhe toturimi çnjerzor i intelektualit dibran, Ministrit të Parë shqiptar, më 1946 -Xhafer Kodra, vëllau i historianit të shquar, prof.dr. Masar Kodra, i cili nga torturat e marra u dërgua në Spitalin Psikiatrik të Shkupit dhe vdiq në moshën më të mirë, atëherë kur i nevoitej më tepër Atdheut. Menjëherë, pas tij, më 1949, u dënua 9 vjet e gjysëm burgim, Mësuesi i popullit -Esat Menzelxhiu, i cili, më 1992 mori Dekoratën Naim Frashëri. Ai, në oborrin e Shkollës ”Hoxhë Vokrri”, vetëm pse deklaroi para nxënësve se, Dibra është pjesë e Shqipërisë, atëherë xhandarët e rrëm byen me dhunë dhe s’u kthye në shkollë më. Pas vuajtjes së dënimit, ai rreth një dekadë punoi si mësues në Kastriot të Kosovës dhe gëzonte autoritet të madh në popull. Vdiq më më 1968 ku, dhjetramijëra qytetarë nga të gjitha viset, i bën omazhe këtij Mësuesi të po pullit dhe u ndanë për të fundit herë me nderime të mëdha prej tij. Pati shumë e shumë burgosje dhe u ndërmorën masa të ndryshme represive ndaj shqiptarëve, jo vetëm në Dibër, Gostivar e Tetovë, por edhe nëpër viset tjera të ba nuara kryesisht me shqiptarë. Pas asgjësimit të vëllezërve Agolli, burgosjes së Mësuesit të popullit -Esat Menzelxhiu dhe tronditjen psiqike, që ia shkaktuan intelektualit, juristit dhe Ministrit të drejtësisë-Xhafer Kodra, më 1952, pushtetarët shovinist, pa asnjë preteks e vënë në shënjestër atdhetarin-Jonuz Majtara, vetëm se deshte që shqiptarët bashkohen shpirtrisht, fi zikisht dhe etnikisht. Ai, energjikisht kundërshtoi të bëhet vegël qorre e OZNES (e shër bimit sekretishjugosllav), andaj ndaj tij u ngrit aktpadijë me motivacion: – ”Agjitacion për bashkim me shtetin amë, pra, me Shqipërinë”. Pushtetarët e shfrenuar sllavomaqedonas kishin drojë nga autoriteti i tij që gëzonte në masë, nga mençuria e tij dhe nga oratoria e tij, tipare që i kish dhunti nga natyra. Për një fjalë goje nëpër ndeje apo oda burrash, ate e ftonin në polici, duke e malltretuar se çka dashtë të thotë me sintagmën: ”Populli i din të gjitha dhe populli do t’i rregu llojë punët, dhe: -Të mëdhenjtë na kanë dëmtuar! -Duke aluduar në Konferencën famëkeqe të Londrës, pra për coptimin e trojeve shqiptare, shkëputjen nga trungu amë. Nëntë muaj ditë rrjesht vijuan hetimet ndër më të tmerrshmet, duke ia lë lëshuar pikat e ujit, nga maja e kokës deri tek thembrat e këmbëve, më rrëfente ai me gojë të vetë. Pas hetimeve nga më shtazaraket, ate e dënuan me 13 vjet burgim drakonian në ishullin famkeq – Goli Otok. Më kujtohet një rast kur ishte në ndeje tek ne, iu drejtua babit tim e i tha: Mua Arif, për një fjalë goje që e thoja, më thërrisnin në polici pa fijen e fajit, ndërsa, jemi dëshmitarë, e kemi dëgjuar të gjithë se ç’thotë Ejup Grazhdani, në mes të tregut, ai brohorit: -Dita e beterit! Ka ardhur dita e myflizit! Që në kuptimin figurativ simbolizon ardhjen e një Sistemi diktatorial e të korruptuar. -Mandej reciton vargjet e Naimit: -Krujë o qytet i bekuar, prite – prite Skënderbenë, ka ardhur si pëllumb i shtruar, të shpëtojë Mëmëdhenë!-Të gjithë dibranët kënaqen kur e dëgjojnë. Për çudi, thonte Xha Nuzi, atij s’ia marrin për të madhe, sepse shtihet se është sharllatan, por jo ai është tepër i zgjuar dhe din se ç’vepron…I lumtë!  Jonuz MajtaraFilxhani prej fajance i Mixhës Nuz: -Pas vuajtjes së dënimit në burgun famë keq të Goli Otokut, ai doli i sëmurë nga tuberkullozi. Sa herë që vinte tek ne për vizitë, nënës sime të ndjerë ia kërkonte filxhanin e veçantë e të vetin të kafes, jo vetëm kur vin te në shtëpinë tonë, por kudo që shkonte, ai ishte i vemendshëm dhe s’deshte që të tjerët infektohen nga ajo sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme gjatë atyre viteve. Në çdo odë, ndeje e konaqe, jo vetëm të moshuarit, por edhe të rinjtë edhe fëmijët, me vemendje te posaçme i dëgjonin fjalët e tij, mendimet e tij dhe këshillat e tij, të cilat simbolizonin filozofinë dhe tërë mendjemprehtësinë popullore të Trevës historike të qytetit të Dibrës së Madhe me rrethinë. Ai i jepte rëndësi punës kolektive e jo asaj individuale dhe thonte: -“Një mende, asnjë mende, dy mende përbëjnë një gjysëm mende, ndërsa tre e më shumë mende përbë jnë një mende”. Që do të thotë se shqiptarët lypset të punojnë bashkarisht si kolektivitet e jo individualisht. Nga Mixha Jonuz dhe nga disa pleqë, poashtu të mençur dibran, të ndjerët: -Ramiz Begu e Eqrem Begu-ishministër i Finansave në kohën e A. Zogut, Demir Marku dhe Shyqri Disha i grumbullova të dhënat rreth temës: ”Legjenda e Urës së Spi les”e cila në formën e gjysëmharkut ish ndërtuar para dy mijë vjetëve, duke i lidhur dy brigjet e lumit-Drin i Zi, në hyrje të Dibrës së Madhe. Atë temë, në v.1965, Dr. Petro Jan ura më ngarkoi ta përgatis si punim seminarik. Andaj, që të pestëve ua dij për nder rreth të dhënave të sakta që m’i ofruan, Sa herë që ktheja nga Kaçaniku në Dibër, ai dhe atdhetari Eqrem Begu, më dilnin përpara e më pyesnin për Kryetarin e Kaçanikut-Sali Bajra: -Si e kemi atë Pejga mberin (Engjëllin) tonë?! -Mirë është dhe, jua përcjellë të falat më të përzemërta prej tij. Ai gjithmonë vinte nga fshati Spas (Shpëtim) në Dibër, e blente gazetën e për ditshme ”Rilindja” në gjuhën shqipe, ofrohej pranë ne të rinjve e na këshillonte haptazi: ”Mësoni, mësoni dhe vetëm mësoni! -Duajeni Atdhenë dhe Kosovën, flijoni diç për to”! Një ditë, duke kthyer nga komuna, ne, një grup të rinj, i dolëm përpara dhe e pyetëm: Ku ishe Mixha Nuz? Ai me buzëqeshje na u përgjegj: Në komunë. Mandej, na parshtroi pyetjen: -Më thoni pse i thonë komunë? -Asnjëri prej nesh s’dinim si t’i përgjigjemi. Atëherë, ai vazhdoi:-Domethënia e fjalës ko munë ka këtë kuptim: ”Ku mundet, ku s’mundet, ku të sosin punë, ku s’të mbarojnë punë”! -Pra, kështu është puna me nëpunësit nëpër të gjitha komunat e këtij pushteti. Ryshfeti bën punë-ryshfeti ! Pa ryshfet nuk të kryejnë punë!-Tha ai. Shpesh herë vinte tek ne, në familjen time në ndeje, sepse ate e kisha Nunin tim. Gjatë bisedës me babain tim, poashtu të ndjerë, i thonte: -”Arif, ne pleqët s’dijmë gjë, të rinjtë dijnë më tepër”. Atëherë, unë ndërhyrja dhe i përgjigjesha: -Jo, Mixha Nuz, s’është e vërtetë, ju pleqët keni grisur më shumë këmisha (keni më tepër përvojë) dhe, dini më shumë se ne. Mirë po, ai qëndronte i palëkundur në mendimin e tij dhe thonte: ”Nëqoftë se ne pleqtë mendojmë se mund të bëjmë diç pa Rininë, gabojmë, por edhe nëse mendojmë se të rinjtë s’mund të bëjnë pa ne, gabojmë dhe më rëndë, sepse Rinia e din rrugën e vet”. Më vonë, thëniet e tij u bënë realitet. Më 26 prill ’81, Rinia qe ajo, që i nisi demonstratat dhe kryengritjen gjithpopullore në Kosovë. Rinia qe ajo, që u flijua, u bur gos dhe masakrua vetëm se kërkoi liri dhe barazi në IRJM e në Kosovën Lindore, kurse Pavarësi për popullin e Kosovës. Mendjemprehtë, vigjilent, gjakftohtë dhe i qetë. Me rastin e vdekjes së një fshatari në fshatin Bohmovë, shkuam së bashku me arsimtarin, Kadri Dema, për ngushullime. Si zakonisht nëpër odat e fshatrave dibrane filitet me temsil (frazologjizma) dhe, poqe se ndodhën ndonjë i huaj apo i jashtëm, vështirë e kanë të kuptojnë domethënien e bisedës. Njëri nga fshatrët filloi ta thumbojë me fjalë Mixhën Nuz, i cili kishte përvojë të madhe dhe e jepte përgjigjen shpejt e me me logjikë, iu drejtua A. M. me këto fjalë: Unë Adem, nuk zemrohem për ate që thua. E kam bërë shprehi që, sa herë që shkoj diku në ndeje apo në mixhlis, marrë me veti një torbë dhe, fjalët që m’i thua Ty,i hudhi prapa shpine në torbë, ndërsa, fjalët e mira dhe me përmbajtje, siç folën: Ismet Marku, Kadri Dema dhe I.Egriu i fus në xhep, sepse: ”Kur kuvendon me njerëz-miq të mirë e të matur, të duket vetja dy herë më i zgjuar”. Mandej, thuhet: ”Zemrimi e vë në provë të urtin, luf ta e njeh trimin, ndërsa nevoja mikun”. Ai që më lajkaton është armiku im, ai që më tre gon drejt gabimet e mia është mësuesi im, ndërsa ai që më vë në dukje veprimet e mia të drejta është miku im. Nuk i adhuroj lajkat, u përgjegj ai, me buzëqeshje dhe gjakaftohtësi. Përfundim: -Kohën e fundit, pak para vdekjes, Mixha Nuz lëngoi nga një sëmundje e rëndë dhe humbi intuitën. Sa herë që shkonim në vizitë, së bashku me babain tim, ai nuk na njihte më. Nuk zgjati shumë kohë dhe, më 1979, u nda nga më të afërmit dhe nga populli i tij i dashur, i okupuar e i coptuar në pesë shtete, që e deshte me shpirt dhe që sakrifikoi aq shumë. Me pietet e krenari, këtë patriot e luftëtar për liri, të burgosur politik dhe filozofi popullor i Trevës së Dibrës me rrethinë, e përkujtojnë më të afërmit, miqët dhe gjithë shqiptarët, sepse ai i takonte tërë Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve të tjera iliriane. Shumë këshilla e shumë ide i thitha prej tij. -Dritë i bëftë shpirti dhe lavdi veprës së tij ! -Me nderime e respekt: I. Egriu Malmö-Suedi, me 1 prill 2011 v.

Author: admin