Sonte fillon “VIP Shpija 2”

Tashmë janë bërë të ditur pjesëmarrësit e realit-shout “Vip Shpija 2” që do të fillojë sonte.Dymbëdhjetë pjesëmarrësit, të cilët janë fytyra të njohura dhe u takojnë fushave të ndryshme, do ta fillojnë aventurën e tyre të re dhe për plotë gjashtë javë do të jenë të vëzhguar nga kamerat.Pjesëmarrësit e këtij edicioni do të jenë: Xuxi, Haxhi Mërxha, Rovena Stefa, Qetsori – fituesi i “Big Brother 2”, Buci – fituesi i “Shpija e Kosovës 2”, Mariza Ikonomi, Zajmina Vasjari, MC Kresha, pastaj Elida Shasivari, Ingrid Gjoni, Berkani dhe Ardit Stafaj.Ata do të detyrohen të dalin nga shtëpia katër herë në javë dhe do të punojnë si taksistë me qëllim që të mbledhin para për ushqime dhe nevoja të tjera të përditshme.

Spektakli do të fillojë sonte në orën 20:00 në valët e Kohavision. Përmbledhjet ditore do të transmetohen nga e hëna deri të premten po në këtë televizion duke filluar në orën 19:45, përderisa përmbledhja e fundjavës të dielën në orën 17:15. Teleshikuesit mund ta ndjekin shoun për 24 orë përmes rrjetit kabllor Kujtesa.

 

Author: admin