FEMRA IKONË E PA THYESHME

FEMRA IKONË E PA THYESHME
Me kot nuk thonin se,kur lindëte vajzë,qanin dhe trarët e shtëpisë.E pse u tha kështu,u tha se e till ishte jeta,jeta të cilën e sundonte emri burr,bota mashkull.E që kur lindëte Ai,burri,fëmiu mashkull,nga gëzimi tundëshin malet prej krismës se pushkës që jepte lajmin për lidjen e djalit.
– Po vajzë,nëse lindëte vajzë,pse erërat përpinin buzëqeshjen e burrit,e nënës i vinte keq,pse lindi vajzë.Asaj i vinte keq,jo pse zemra nuk ia donte një lloj fëmiun e saj,frytin e vet,vajzën,por i vinte keq,vërtet keq, që fryti i saj femër nga dita e pare e ardhjes në jetë,nuk do të përjetoj të njejtën dashuri,të njejtin gëzim për ardhjen në këtë botë.
Dhe pse ndodhte kështu vall?!!pse bota femër të vlersohej ndryshe,nga bota mashkull,pse të mos jehonin malet,dhe të mos kërcitëte pushkë dhe për te?!!
– E nëna harronte dhimbjet e saj,sepse e mundëte dhimbja e dhimbjes për jetën ndryshe, që do ta priste frytin e saj femër,për jetën qe krijoi nga jetë e saj,e që valët e asaj jete do ta rrahin ndryshe ,ndryshe nga valët e jetes që i përkiste burrit.
Po pse këto perceptime ndryshe,ky nënqmim gjinor.
Rilindasi yn Cajupi,jo më kot krijoi vargjet:”Burrat nënë nje hije ,lozin kuvendojnë,pika qe su bije se nga grat rrojnë”,Ai u mundue që të ndikoj në ndërdijen e burrit,të mashkullit,dhe ti tregoj sa të pa barabarta janë gjinit ,sa i ngurt shpirtërisht është mashkulli,burri!!!
” Pika që su bie se nga grat rrojnë”,sa e dhimbshme është kjo,sa jo njerzore për ata që din të vlersojn,dhe që duhet të vlersojn.
Si mund të ndodhte kjo pa barazi ndaj qenjes më të bukur dhe i ati shpirti kaq të madh,kaq njerzor ,siq është femra shqiptare.
Prandaj poeti ngerthen në vete,e nëpermes vargut tregonte gjendjen faktike të femrës shqiptare në shoqëri,kjo gjendje që e mundonte ate si njeri,dhe ishte për të ardhur keq,për tu ndier i vrar,në shpirt e zemër ,që ato duar të forta,të pa kuptimta ,dhe aspak të arsyeshme,thenin ëndërrat e gjinisë hyjnore, e të botës femër.
-Femra shqiptare,nënat tona,ditën dhe mundën,nëpër të gjitha periudhat e kohës ,kataklizmat që rënduan shumë herë dhe pa mëshirshëm ,mbi jetën e tyre diten guximshëm të ju bëjnë ball,dhe të qëndrojn vertikal e stoikisht të pa thyeshme.
Nëpër gjat gjithë kohës,jo rastësisht takohemi nëpër rreshta historie me loke mëdha ku qëndrimi i tyre,dhe mendja e mpreht mundëte edhe burrat më të vendosur të kohës.
Sa gra shqiptare,Penelopa të gjalla ju qëndruan burrave të tyre besnike,e sa e sa vajza të reja u patën rreshtue përkrah mashkullit në të gjitha betejat për jetë e liri.Figurën e femrës mirë e plotson kënga dhe vargjet e saj”fjala nënë kudo në botë,na sjell gaz e lumturi,mirë mëngjes jetës i thot…prandaj kush ma mire se nëna ,femra sjell mëngjese të lumtura,që dita të kete mundësinë të filloj e të mbaroj me vezullimin e saj të mbar për tu shtrirë në krahët e natës dhe për tu relaksuar me mbarsinë që i krijoi dita.
“Kjo dorë që përkund djepin,gjith botën e gëzon…!
Pra nëna,femra eshte fenomeni më madheshtor që krijon e lind jetëra,për të qel e për të mbyll ditë të bardha ,e që dora e saj,diti të përkund djepa,për të dhurue paqë lumturi kudo nëpër botë,dhe që njëkohsisht dinë te shkrihet per të mirën e tërsisë.Ajo është një si meteor,që digjet në flaken e saj,për tu dhënë dritë tjerve.
Emri i saj jo rastësisht,është” hymni” për të pashitur dhimbjet,e për të shëruar plagë.Që nga fjala e parë e fëmiut, dhe gjer te orët e fundit të jetës,kërkohët dorë e saj,thirret emri nënë.Nënë shpëtimtare situatash,thyrje  kataklizmash,cliruese nga gulfatje orve të liga.
Of nënë, klithje për të leftësue barren e rëndë të shpirtit,dritë qiriri në koridorët e errta,të orve në vështirsi,që mund të fal jeta.Nëna,përsonalitet që nuk njeh komb,shtet,gjuhë,kur është në pyetje,jeta,lirja.Nënë ,grua,femër,përsonalitet me vler,që kërkon respekt të mirëfillt. Pregaditi Zyrafete Manaj.