Libiri i Ilir Ikonomit

Publicisti i “Zërit të Amerikës”, Iliri Ikonomi, kthehet në Atdhe me një libër  për jetën intime të Faik Konicës në Uashington Ilir Ikonomi: “Ja se si e spiunonte Konica Nolin tek amerikanët”Nga Rezarta Dhoga Gazetari i njohur i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi, ka nxjerrë këto dit në qarkullim, nëpërmjet shtëpisë botuese “Onufri”, librin që i kushtohet njërës prej figurave më të ndritura të historisë së diplomacisë, intelektualizmit  dhe politikës shqiptare, Faik Konica. Me një stil të rrjedhshëm dhe të këndshëm në lexim, me objektivitet të admirueshëm prej gazetari dhe me një pasion e vullnet të padiskutueshëm, ai sjell në faqet e këtij libri, jetën e Konicës Uashington.

Nëpërmjet fakteve dhe dokumenteve më së shumti të panjohura, autori e ndriçon këtë figurë natyrshëm pa rënë në kurthin e idolatrisë, por mga ana tjetër, edhe pa cinizëm dhe dashakeqësi. Kështu Faik Konica vjen tek lexuesi i besueshëm me dritëhijet e tij, me meritat e padiskutueshme të një shqiptari të madh, por edhe me episode dhe detaje që mund të quhen si hije në figurën e këtij personaliteti, siç janë, fjala marrëdhëniet e tij me Nolin. Në intervistën e mëposhtme, Ilir Ikonomi na rrëfen se si i lindi mendimi për ta shkruar këtë libër duke e quajtur me modesti si një punë jo vetëm të tij, por edhe të bashkëpunëtorëve që e kanë ndihmuar me fakte dhe materiale mjaft interesante. Gjithashtu në bisedën e mëposhtëm ne mundëm të marrim prej Ilirit opinione, përshtypje, kujtime nga jeta e tij si gazetar.  Si i keni përcjellë ngjarjet historike të fillimviteve ’90 dhe ç’gjurmë kanë lënë ato në vetëdijen tuaj si dhe sa kanë ndikuar ato në drejtimet e jetës suaj? Viti ’91 është një vit interesant për mua unë kam filluar të punoj për agjencitë e huaja. Ishte një kohë jashtëzakonisht interesante. Pak më vonë unë u lidha me agjencinë Rojter unë punoja në Radion e Jashtme isha përkthyes i gjuhës kineze. Pastaj fillova të lidhesha me agjencitë huaja që vinin këtu  dhe që ishin shumë të pakta në atë kohë, sepse un flisja anglisht dhe ata kërkonin që të kishin njeri këtu. Më vonë u lidha me agjencinë Rojter dhe ata më punësuan. Isha korrespondenti i vetëm i saj deri në shtator e vitit ’92. Por kjo ishte një përvojë e jashtëzakonshme sepse  në Shqipëri ndodhën ngjarjet në atë kohë ku Shqipëria ishte bastioni i fundit i komunizmit.

Dhe këtu ndodhnin shumë ngjarje në atë kohë, si vendosja e pluralizmit rënia e bustit madje unë kam qenë atje dhe  kam  dhënë lajmin i pari për Radio Tiranën në atë kohë. Isha në shesh e pashë ngjarjen dhe shkova në zyrën e Radio Tiranës dhe një nga ata që fliste direkt për radion e bashkatdhetarëve, më thirri dhe më tha: “Do të vish live të thuash se çfarë pe në shesh?” . Dhe unë hyra në studio e thashë:  “U përmbys busti i Enver Hoxhës!”. Ishin emocione që nuk kam për t’i harruar sa të jem gjallë.Ku ndryshon pikëvështrimi midis Ilir Konomit të atyre viteve dhe Ilirit të tanishëm për këto ngjarje që sollën fillimin e ndryshimeve demokratike në Shqipëri? Në ’92 shkova në Amerikë dhe fillova të punojë për Zërin e Amerikës. Amerika është shumë më e madhe dhe ka një vështrim më global për ngjarjet, pra ato shikohen në mënyrë më globale jo në mënyrën se si e shikoja unë në detaje, por në një mënyrë tjetër. Nuk shikohen ndikimet e drejtpërdrejta të ngjarjeve mbi shqiptarët, por shikoheshin ndikimet në Ballkan në Evropë në Kosovë. Kështu që unë fitova një përfytyrim tjetër për botën dhe për ngjarjet në botë  dhe kjo më dha si të thuash një këndvështrim tjetër më të gjerë dhe nuk e di unë do ta quaja një shenjë pjekurie për veten time si gazetar.Nga një gazetar i një vendi diktatorial siç ishte Shqipëria atëherë në një gazetar të një medie tjetër që ndryshonte nga ajo lindore. A i iket Ilirit të Radio Tiranës për të shkuar në botë tjetër me koncepte të reja mbi gazetarinë?Po mendoj se i ika, pra siç thashë fitova një tjetër këndvështrim, po jo vetëm kaq,  ndryshova dhe stil  dhe mendoj se ka ndryshim. P.sh amerikanët nuk kanë shumë kohë për të dëgjuar lajmet çdo gjë atje është e shkurtër dhe unë fitova atë që quhet “koncizitet” pra çdo gjë duhet të jetë koncize çdo gjë duhet të jetë e përmbledhur nuk mund të zgjatesh me llafe të kota të përshkruash një ngjarje, por çdo gjë duhet thënë me pak fjalë, këto për t’i kursyer kohën tjetrit. Ky ishte ndryshimi në aspektin e stilit, po ashtu dhe në aspektin gjuhësor. Ne kemi pasur një mësues shumë të mirë të gjuhës, Elez Biberajn. Megjithëse gjuhën shqipe e kam mësuar më shumë atje se sa në vendin e lindjes. Kur shkuam ne atje, shkuam me një bagazh të fjalëve të huaja bombastike dhe ne kishim qejf t’i përdornim nga këto fjalë dhe ai ishte njeriu që na ndaloi dhe tha “ në asnjë mënyrë pse mos të përdorim gjuhën e bukur shqipe. Ne kemi një gjuhë shumë të bukur”. Siç dihet bashkatdhetarët kanë një ndjeshmëri më të madhe për gjuhën se sa kanë vendasit, si të thuash ata janë xhelozë për gjuhen Shqipe dhe nga pikëpamja gjuhësore mua më ka ndihmuar eksperienca në Zërin e Amerikës. Dua të them të gjitha këto këndvështrimi, stili, gjuha janë një eksperiencë e re për mua.Dhe kështu ju  hap pas hapi, dit pas dite, edicion pas edicioni u bëtë një gazetar perëndimor, por si u përshtatët si qytetar në jetën amerikane?Nuk jam i vetmi që jam përshtatur në botën perëndimore pasi aty ka shumë e shumë shqiptarë.

Unë kam 20 vjet në Amerikë, por kanë ardhur me qindra e mira njerëz dhe unë kam njohur shumë prej tyre që janë përshtatur shumë më lehtë se unë. Madje unë jam nga ata që e kam mësuar makinën vonë dhe shoqëria amerikane është shoqëri e bazuar mbi makinën kurse të tjerët sa kanë ardhur i kanë mësuar këto gjëra kurse unë kam qenë më i ngadaltë.Si janë marrëdhëniet me kolegët e tu në fushën e medias?Po ne si shqiptarë aty jemi si një familje e madhe  dhe e kuptojmë njëri – tjetrin nga  mentaliteti pasi ne jemi në një mjedis të huaj përreth nesh, në kuptimin e gjuhës, mentalitetit, të dokeve dhe zakoneve. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira. Shqiptarët që shkojnë në Amerikë në një farë moshe, pasi unë shkova atje kur isha 38 vjeç dhe nuk shkëputen dot nga komuniteti shqiptar, pra është e vështirë të depërtosh në komunitetet e tjera, tek amerikanët, p.sh. Por kjo varet dhe nga pozicioni që ke një shoqëri pasi në qoftë se ke një rreth të madh shqiptarësh të duket sikur je brenda shqiptarëve dhe është e vështirë të dalësh. Një gazetar si Iliri që jeton midis dy realiteteve, atij shqiptar dhe atij amerikan. Si ndjeheni midis këtyre dy realiteteve politike apo mediatike?Këto janë dy realitete të kundërta dhe është një vështirësi pasi ju gazetarët në Shqipëri mjafton që të ndjekësh ngjarjet që ndodhin këtu për të bërë lajmin. Kurse ne na duhet të dimë se çfarë bënë presidenti Obama dhe cilat janë pikëpamjet e tij politike dhe ekonomike, si po shkon fushata zgjedhore në filan shtet dhe në Amerikë në përgjithësi. Ne duam të dimë jo vetëm për Shqipërinë,  por dhe për Kosovën, Maqedoninë mbarë ku janë shqiptarët dhe ne duhet të dimë nga të gjitha këto gjëra. Je i detyruar të ndjekësh çdo gjë që ndodh,  çdo gjë që thuhet, përndryshe të vjen një i ftuar nga Maqedonia dhe ti nuk di ta pyesësh për ngjarjet atje. Kjo është si të thuash ajo sfida që kemi ne si Zëri i Amerikës, ti ndjekim ngjarjet hap pas hapi çdo ditë.  Si e shikoni realitetin shqiptar të medias?Kjo ndihet në kohë fushate dhe në  këtë kohë ndihet një lloj egërsie, ose ashpërsie në media. Në Amerikë sigurisht që ka një debat shumë të fuqishëm dhe ndonjëherë  ky debat  bëhet aq i fuqishëm sa ne themi: “O u bë dhe këtu si në Shqipëri” megjithatë ka një ndryshim thelbësor sepse debati atje është i civilizuar dhe nuk ka armiq të përjetshëm, nuk ka politikan që nuk i shtrëngojnë dorën njeri – tjetrit, kjo do të ishte marrëzi në Amerikë. Kjo ndodh për faktin e thjeshtë sepse në qoftë se ti vepron kështu, ti e shan kundërshtarin, ti humb pikët e tua humb votues. Unë nuk e kuptoj pse në Shqipëri nuk humbke votues ndërsa në Amerik ndodh.Pse ndodh kjo në Shqipëri?Ndoshta kjo ka të bëjë dhe me median pasi një politikan që nuk i jep dorën kundërshtarit në Amerikë humbet pikë. Përse kjo ndodh kjo?  Sepse media është shuam vigjilente ndaj këtyre gjërave, media i fikson  dhe  e bënë të madhe këtë duke e nxjerr në faqe të parë, ndërsa këtu nuk ndodh një gjë e tillë.Janë pikërisht ato ngjarjet që shpërthejnë dhe nxjerrin tym shumë, fjala vjen, një përgjumje e Sekretarit të Shtetit ndërsa flet presidenti Obama, ose një lapsus apo një gafë e presidentit Bush. Këto lloj lajmesh ndiqen më me interes apo lajmet e tjera?Jo, unë kam vënë re një gjë shumë interesante ,e di këtë çështjen e kësaj përgjumjes sepse e pashë dhe mediat këtu e dhanë disa herë, por jam i sigurt se shumë amerikanë nuk e kanë parë sepse kjo nuk është fare prioritet, ne i themi se është një ngjarje e dorës së dytë. Ka njerëz që janë të prirë t’i ndjekin këto, por shumica jo. Njerëzit atje duan të dinë për jetën e tyre për ngjarjet e mëdha, si çfarë do të ndodhi me ekonominë, çfarë do të ndodhi me dollarin dhe nuk e kanë shumë mendjen te këto gjëra. Natyrisht nga këto lajme ngjarje ka plotë dhe unë ndonjë herë e marrë këtë informacion nga shtypi i Shqipërisë.Sipas mendësisë së Ilir Ikonomit çfarë ka ndryshuar në Amerikë pas rrëzimit të kullave binjake në raportet brenda saj, por dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare?Po, amerikanët janë bërë shumë të ndjeshëm ndaj këtij problemi që quhet “terrorizëm” gazetat flasin seriozisht për këtë gjë, gjërat merren shumë seriozisht, ne e shikojmë dhe në jetën praktike gjërat janë vështirësuar në sensin se do të kalosh kudo nëpër kontrolle ndërsa më përpara nuk ishte kështu dhe kjo është një bezdi. Pra mentaliteti i njerëzve ka ndryshuar, njerëzit janë më vigjilent, më të kujdesshëm ndaj çdo gjëje.E fshehta dhe e thëna ajo që duket dhe ajo që s’duket gazetari do të thotë atë që është në të vërtet, po ka ca gjëra të cilat nuk thuhen madje dhe gazetari në ndërgjegjen e tij nuk do ta thotë. Pra cila është e fshehta dhe e dukshmja në lajmin dhe median botërore?Për lajmet në Amerikë ka një transparencë të jashtëzakonshme konkurrenca është e tillë që në qoftë se ti nuk e thua,dikush tjetër e ka thënë. Por pyetja juaj mendoj se ka të bëjë me sigurimin kombëtarë. Ka pasur raste që një gazetarë ka zbuluar lajme që kanë të bëjnë me CIA-n shpeshherë “New Jork Times” i ka trajtuar në këtë mënyrë: ka shkuar te CIA dhe i ka thënë: “Kam gjetur këtë lajm dhe dua ta botojë atë” dhe ata i kanë dhënë argumentet e tyre se në qoftë se ti e boton këtë lajm. Pasi të jepet ky lajm, mund të ketë ushtarë amerikanë që mund të vriten në filan vend të botës dhe kështu që, a mund ta shtyni ju publikimin e këtij lajmi deri në një farë kohe?. unë mendoj se kjo ka ndodhur po këto janë raste ekstreme shumë të rralla. Në përgjithësi ka një transparencë të jashtëzakonshme media nuk pyet shumë qeverinë se çfarë duhet të transmetojë.Një realitet i fshehur, gjithsesi ndodhet në arkivat dhe kulimat sekrete te politikës dhe shtetit, apo jo?Qeveria amerikane thotë dhe mendon se ka të drejtën e komunikimeve të fshehta në qoftë se media është aq e zonja sa i zbulon dhe do t’i nxjerrë atëherë asaj bravo i qoftë. Qeveria nuk ka ç’i bënë asaj dhe kjo ndodhi me Uikiliksin. Në rastin e Uikiliksit të gjitha gazetat amerikane i publikuan pa kërkuar falje te qeveria amerikane. Kështu që shumë lajme që ne na dukeshin të çuditshme se si mund ta ketë thënë ky këtë apo ai atë ata i kanë publikuar pa asnjë lloj problemi.Për sa i përket librit tuaj ai ka fakte mjaftë interesante dhe krejt të panjohura për shqiptarët. Si shkuat ju te ky libër?Një ditë duke biseduar me një shokë ai më tha “ e di ku është shtëpia e Faik Konicës në Washington. Ne jetojmë këtu dhe nuk e dimë se ku është shtëpia e tij, sikur të interesohemi dhe ta bëjmë këtë shtëpi muze sa mirë që do të ishte” dhe unë që i përgjigjem: po si do ta bësh muze kur ne nuk e dimë njëherë se ku ka jetuar ai dhe e dyta se shtëpitë janë  shumë të shtrenjta sepse si mund ta blejmë ne këtë që ta bëjmë muze. Dhe kjo më shtyu për të marrë një punë të tillë megjithëse un kisha lexuar shumë për Faik Konicën dhe po mendoja vërtet ku ka jetuar ky njeri? Dhe fillova kërkimet dhe ishte shumë e thjeshtë ta gjeje  se ai jetonte në një hotel gjatë gjithë kohës përveç dy viteve të fundit të jetës së tij. Ai quhej “May Flawer”. Ne kalonim para atij hoteli, jo çdo ditë, por çdo javë mund të themi. Ky ishte hoteli më i madh i Washingtonit në atë kohë dhe sot e kësaj ditë vazhdon të jetë dhe padyshim që ishte hoteli më i mirë i Amerikës. Aty shkonin presidentët, aty jetonin senatorë kishin apartamente e tyre, aty jetonte dhe Faik Konica në katin e dytë të këtij hoteli. Qiraja e hotelit ishte 250 dollarë në muaj. Si çmim është shumë i lartë, por në atë kohë aq ishte vlera e dollarit.  Ky ishte hapi i parë që më bëri që unë të gërmoj për këtë personalitet. Dhe unë mendova se si ky njeri jetonte në një hotel kaq të shtrenjtë. Mendova ç’ishte ky njeri?  Ishte një aristokrat, ishte një njeri që e detyronte Zogun të paguante shumë për të duke jetuar në një hotel kaq të mirë dhe kështu nisi kërkimi për këtë figurë.Një nga faktet që të bënë më shumë përshtypje në këtë libër është dhe vëmendja që ka treguar Amerika, media amerikane për këtë figurë. Pse ka ndodhur kjo me Faik Konicën?Kjo ka ndodhur sepse ai ishte një njeri shumë erudit. Dinte të fliste për letërsinë dhe letërsia ishte zanati i tij ai ishte duke shkruar një dramë ndërkohë që shkoi në Washington në vitin 1926, ai dinte të fliste dhe për historinë madje shkroi dhe një libër për historinë, ai dinte të fliste për ekonominë, për muzikën, për veshjet e grave për flokët e grave komentonte, madje është një episod që unë e kam gjetur. Në atë kohë gratë i mbanin flokët e shkurtra në lartësinë e nofullës dhe shumë amerikanë mendonin se kjo është një shenjë emancipimi i gruas amerikane. Dhe e pyetën Konicën. “ A mendoni se kjo është shenjë emancipimi”. Ai kishte vetëm tre ditë që kishte ardhur në Washington dhe tha:   “Çfarë emancipimi gratë shqiptare prej 2000 mijë vjetësh i mbajnë flokët kështu”. Kjo bëri aq shumë përshtypje në Amerikë sa lajmi u botua në dhjetëra gazeta dhe kjo është e pabesueshme. “Wshington Posti” e kishte “New Jork times” po ashtu.Atë vëmendje që kishte Faik Konica atëherë e kanë shqiptarët e sotëm në Amerikë, e ka Shqipëria në Amerikë, e kanë personalitetet shqiptarë që jetojnë atje. Pra çfarë vëmendje ka Amerika ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë?Sot bota është ndërkombëtarizuar shumë dhe është e lehtë të mësosh për një person, por nuk është e lehtë të jesh njeri i shquar në Amerikë siç është Faik Konica, sidomos në Washington pasi aty janë një grup prej më të mirëve të diplomatëve botëror. Bota dërgon atje diplomatët më të mirë sepse  është kryeqyteti më i fuqishëm i botës, po unë mendoj se Faik Konica është një rast unik nuk përsëritet më. Shumë studiues thonë se gjatë punës për hulumtimin e personazhit të tyre ata padashur dashurohen më personazhin, madje për të mos u ndarë prej tij ata e ngadalësojnë punën për përfundimin e studimit që kanë nisur. A ka ndodhur një gjë e tillë me ju dhe me personazhin tuaj?Unë e kam pasur merak që të mos bie në dashuri me personazhin tim, kjo është si të thuash një detyrim moral si gazetar që të mos bie në dashuri me të dhe ju do të gjeni në libër episode që nuk janë shumë të favorshme për Faik Konicën dhe njeriu mund të habitet si e ka thënë ky këtë, duhet ta kishte shmangur këtë gjë. Për shembull, në libër unë ve në dukje marrëdhëniet e Konicës me Nolin, të cilat në rrethana dhe situata të caktuara kanë pasur lëkundjet e tyre. Unë po ju sjell vetëm një detaj nga këto marrëdhënie. Kur Noli erdhi në Amerikë, Konica menjëherë me anë të një letre njofton autoritetet e Shteteve të Bashkuara, se ky njeri (Noli) nuk duhej pranuar sis shtetas amerikan, sepse ishte komunist. Unë e kam gjetur këtë letër dhe e kam lexuar krejt i befasuar dhe i habitur. Si mundej ky intelektual i madh, ky diplomat i rangut të lartë? Si ka mundësi që Konica i madh te merrej me spiunime të tilla? Po ja që edhe kjo ka ndodhur dhe unë këtë e kam shënuar në libër pa pasur frikë se do ta denigroja figurën e tij.  Ne jemi mësuar që t’i ngremë në qiell heronjtë dhe ata që ne nuk na duken heronj t’i fusim shtatë pashë nën. Unë mendoj se kjo nuk ka të bëjë fare me deheronizimin  e Faik Konicës apo Fan Nolit, absolutisht jo. Kjo është në atë linjën që sapo thamë që flasim për transparencë dhe sa më shumë të vërteta të themi aq më shumë ne i ngremë këta njerëz ngremë më në pah vlerat e tyre. Unë këtë linjë kam ndjekur. Duke i bërë të natyrshëm i bëjmë dhe të besueshëm.
Shqipëria ju shikon në një stacion shumë të rëndësishëm ku ju sillni realiteti.Unë e shikoj Shqipërinë jo me ato hallet e problemet e ditës, por unë e shikoj ndryshimin e Shqipërisë në krahasim me 20 vite më parë. Unë sot shikoj se Shqipëria ka më shumë stabilitet, është një vend më shumë i qëndrueshëm, është një gëzim i madh që Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Kur u tha në fillim të viteve ’90 se Shqipëria mund të bëhet anëtare e NATO-s ne të gjithë qeshëm dukej e pabesueshme, por sot është bërë e besueshme. Por kur vij unë në Shqipëri gjëja e parë që dëgjoj janë ankimet, të gjithë ankohen ndërkohë që të tërë pinë kafe më mirë ,të tërë vishen më mirë dhe të tërë ankohen dhe unë nuk di si ta shpjegoj këtë.

 

Author: admin