Intervista me Gjin Markun

Kryetari i pajtimit mbarëkombëtarë flet për rrugën që duhet të ndjekim për pajtim dhe faljen e gjaqeve Gjin Marku: Ja si e  ndalonte gjakmarrjen Enver Hoxha.Kryetari i pajtimit mbarëkombëtarë në këtë intërvistë flet në lidhje me ngjarjet e fundit të cilat kanë tonditur opinionin publik shqiptar. Po si duhe t’i parandalojë dukuritë që ngjarje të tilla të  mos marrin përmasa më të mëdha për të viktimizuar jetë njerëzish të pafajshëm. Ai ju drejtohet me një mesazh famljeve ,të cilat po vuajnë pasojat e humbjes së njerzëve  të dashurr. Ai flet për kushtet në të cilat është krijuar Komuniteti i pajtimit mbarëkombëtarë, si dhe me vështirsitë me të cilat ata janë përballur gjatë aktivitetit të tyre. Gjithashtu ai shpjegon arsyen se pse fenomeni i gjakmarrjes në ditët e sotme është më i zhvilluar se në periudhën e komunizmit. Dhe mënyrën e frenimit të këtij fenomeni.
Cilat kanë qenë kushtet mbi të cilat u krijua Komuniteti i pajtimit mbarëkombëtar?Komuniteti i pajtimit mbarëkombëtarë fillimisht është propozuar me rënien e komunizmit në Shqipëri, ose në momentet e para kur bëhej debati rreth pluralizmit politik. Ka qenë një grup intelektualësh që i propozuan presidentit te asaj kohe, Ramiz Alia që të ketë një komunitet të pajtimit mbarëkombëtarë dhe që ky komunitet të mund të amortizojë konfliktet që do të lindin në shoqëri menjëherë mbas rënies së komunizmit dhe me lindjen e pluralizmit politik. Kjo ishte një paraprit e atyre që do të ndodhnin me krijimin e partive të reja politike. Në atë kohë nismën e morën të persekutuarit në Shkodër që të krijonin misionin e pajtimit mbarëkombëtar  dhe në programin e tyre krahas amortizimit të konflikteve në  shoqëri,  të ndjekin hap pas hapi  në momentet që lind hasmëria nga vrasjet në kohën e komunizmit. Dhe kjo ishte një vlerë shqiptare që u shfaq në atë kohë. Më vonë pastaj u bë e mundur që përveç misionit të pajtimit mbarëkombëtarë, të ecet me shoqata të tjera dhe u krijuan një diversitet si të thuash pluralist në organizata të ndryshme që nga debatet apo nga diversiteti kishin nevojë që të krijonin një strategji të përbashkët.  U propozua që të kishin një koordinim në Tiranë në atë moment lindi nevoja e një koncentrimi i një komiteti që fillimisht të ishte vullnetarë pastaj në vitin 2002 në një konferencë që organizuan të gjitha misionet e shoqatat e pajtimit lindi nevoja që të bëhet e ligjshme një komunitet në Tiranë në mënyrë që të krijohej një strategji e përbashkët dhe  kjo strategji që në vitin 2000 është botuar në mediat shqiptare. Strategjia për ndalimin e hasmërive dhe respektimin e ligjit. Fatkeqësisht edhe pse u morrin shumë edhe institucionet e panë e vlerësuan ende dhe sot e kësaj dite ka mbetur kjo strategji e thjesht në sirtarë dhe implementohen strategji të ndryshme nga më të çuditshmet asnjë nuk ka gjetur zbatim. E  vetmja strategji që ka mbetur  me këmbë në tokë dhe që vazhdon të mbijetojë me vullnetarizëm është strategjia e pajtimit mbarëkombëtar. Cilat kanë qenë vështirësitë e punës tuaj a ka pasur paragjykime në lidhje me aktivitetin tuaj për bashkimin mbarëkombëtarë?Paragjykohet aq shumë sa fillimisht mund të them se është paragjykuar edhe mbi faktin nëse duhet të ekzistojë pajtimi me traditën e Kanunit pasi është konsideruar si një reflektim i traditës së gjakmarrjes ose më mirë nxit psikologjinë e gjakmarrjes pra në lidhje me këtë çështje ka pasur shumë debate. Në momentet e para kur ka lindur ky debat unë kam qenë në punë në  shtet dhe kam qenë në shërbimet inteligjente shqiptare dhe e kemi konsultuar nëse është më shumë negative apo pozitive.A mund të na tregoni ndonjë rast të veçantë ku ju keni hasur probleme në lidhje me aktivitetin tuaj?Ka pasur raste ku për papërgjegjshmërinë e një njeriu ,i cili nuk duhet të ngiste makinën në atë mënyrë në një kryqëzim,  bëri që të aksidentonte një vajzë të vogël duke i këputur këmbën gjithashtu dëmtoi dhe të ëmën e saj. Dhe familja kërkonte që ky njeri i çmendur që del mbi trotuar dhe shtyp njerëzit nuk duhet të ekzistojë mbi këtë dhe. Në lidhje me këtë çështje i kam mbledhur palët ,debati ka qenë shumë i hapur megjithatë gjendja ishte jashtëzakonisht e acaruar. Pra duhet të them nga përvoja ime që e kam parë shumë keq situatën, sepse ishte shumë e vështirë që të ulje palën e dëmtuar, megjithatë edhe pse ishte në një gjendje tensioni për të eliminuar gjërat, arritën që ta merrnin vendimin të dy prindërit kok më kokë dhe të silleshin në atë formë që të mendonin, nëse prindi kërkon të përfitojë nga fatkeqësia e tij mendoj se ka një zot që mund ta shoh, dhe s’duhet ta bëjë kurrë, s’mund ta bëjë kurrë, sepse nuk mund të bëhet pajtimi mbi përfitimin. Familja tjetër megjithëse ishte shumë e varfër të bëjë të gjitha përpjekjet të gjejë mundësitë që të paktën të kompensojë atë dhimbje që ka shkaktuar. Dhe ata e kishin zgjidhur shumë mirë dhe na lajmëruan “ të jeni të qetë ne e kemi bërë pajtimin dhe do të jemi tash e mbrapa si dy njerëz që nuk do të kenë jo vetëm probleme, por do të jemi shokë e miq”. Dua të them se këto gjëra duan manovrime nga më të çuditshmet sepse nuk mund të çash ndryshe,  në qoftë se nuk ke durim t’i çosh njerëzit pikërisht te kuptimi i plotë dhe me ndërgjegje se po bënë më të mirën në qoftë se fal, në qoftë se mirëkupton, ose në qoftë se vendos ta mbyllë atë punë me pajtim  njëherë e përgjithmonë.A mund të na thoni ndonjë shifër në lidhje me misionin e punës tuaj për pajtimin e gjaqeve?Pajtimet e gjaqeve vetëm për çështjet e tokave mund të shkojnë rreth 3 000 – 3 400 të cilët janë pajtuar në këtë periudhë tranzicioni, ka 1100 – 1200 pajtime gjaqesh që kanë të bëjnë me vrasjet. Puna është e jashtëzakonshme që bëhet në lidhje me këtë çështje. Si e shpjegoni faktin se ne ditët e sotme fenomeni i gjakmarrjes është më i përhapur se sa në periudhën e komunizmit?Në kohën e komunizmit ka pasur një shprehje në veri të Shqipërisë “Tani gjakun ma merr shteti” sepse shteti merrte përgjegjësinë për ç’dëmtimin dhe dënimin qoftë dhe të një aksidenti që ishte krejtësisht në pafajësi të personit apo të shoferit. Përsa i përket krimit të vrasjeve nëse do vrisje do të vriste shteti, kjo ishte e ndarë shteti e dinte këtë fenomen dhe kishte vendosur që në këtë moment të ndante shapin nga sheqeri, po vrave do vritesh. Edhe në atë kohë janë bërë pajtime dhe vet shteti ka qenë i interesuar për punën e gjakmarrjeve. Mbaj mend në 1975 kam qenë dhe unë i interesuar kur dikush vrau mbas 60 vitesh për gjakmarrje një djalë të ri, ishte Enver Hoxha, i cili nuk e lejoj dënimin e tij me varje, me pushkatim siç e kërkoi populli se tha se është mendësia dhe kultura e tij dhe tha se ne kemi bërë  pakë punë  për formimin e tij dhe ka shkarkuar kryetar të komiteteve, sekretarët e parë për këtë punë, që pse nuk ka bërë punën bindëse te ai fshatarë që nuk ka të drejtë të marrë gjakun përderisa ekziston shteti. Pra shteti komunist këtë ka bërë, që ligjin e bëj unë e miratonte me dashje, pa dashje nga populli. Nuk bënte ligje shteti pa i diskutuar populli. Pra shteti duhet të bëjë ligjin duke miratuar çdo qytetar nga më i vogli deri te më i madhi. Çmendim keni në lidhje me rastet e fundit që kanë ndodhur në Shkodër dhe ne Elbasan, të cilat kanë tronditur opinionin publik shqiptarë e me gjerë?Shkodra dhe Elbasani në këtë moment na kanë sjellë dy ngjarje jashtëzakonisht të rënda, të cilat janë krejtësisht mbi psikologjinë e deformuar kanunore ose më mirë të një mentaliteti të degjeneruar në këtë periudhë tranzicioni për të marrë gjakun në atë formë që është krejtësisht jashtë kanunore, jashtë ligjore, jashtë morale dhe është anti humane. Ajo është një vepër kriminale nga më të shëmtuarat që mund të bëjë njeriu sepse nuk ka asnjë arsye të bëjë një vrasje të tillë të papërgjegjshme dy, tre, pesë veta akoma më tej kur dëgjojmë se ata kanë qenë krejtësisht të pafajshëm. Në qoftë se ka ndodhur se ata kanë vrarë dhe nuk janë dënuar, nuk kanë dashur t’ia dinë për vrasjen, atëherë mund të mendojmë se edhe unë mund të pres pasojat e këqija, por në këtë moment akoma nuk kemi informacionin e plotë se çfarë i ka shtyrë të shkojë drejt këtij krimi. A do të merret ky komunitet  me shqyrtimin e  dy ngjarjeve të  fundit të Shkodrës dhe të Elbasanit?Sigurisht ne do të merremi një herë më shqyrtimin e shkaqeve mbi të cilat kanë ndodhur këto dy ngjarje, sepse nuk mund të shkosh në shqyrtimin e një çështje në qoftë se nuk di shkaqet se perse ka ndodhur. Sepse mund të përballesh me probleme të tjera të cilat kanë aq shumë mbulesë saqë ti mund të biesh viktimë e mbulesës dhe mund të shkaktosh pasoja të tjera, mund të lësh më shumë gjakmarrje brenda duke kërkuar për të bërë më të mirën. Pra duhet ditur mirë dhe duhet biseduar në mënyrë konfidenciale me njerëzit si ka ndodhur, për çfarë ka ndodhur dhe të dinë ata se nuk e marrim informacionin në mënyrë konfidenciale për arsyet tona kapital, por e marrim thjesht sepse duhet të dimë se ku duhet të godasim dhe se ku duhet të ndikojmë në lidhje me çështjen në fjalë. Është e vështirë të ndërhysh dhe nuk është në praktikën e punëve tona të ndërhyjmë ndërsa ngjarjet janë të freskëta, kur dhimbja është tmerrësisht e madhe zakonisht pritet të shkohet mbas një viti dy vjetësh. Cili është mesazhi që do i dërgonit familjeve të përfshira në këtë tragjedi si dhe gjithë atyre familjeve të cilat janë në gjak me njëra- tjetrën?Mesazhi im në këtë rast është që këto familje të kenë në radhë të parë  shëndoshë e mirë ata që kanë shpëtuar nga kjo ngjarje. T’i lutem zotit që i ka ruajt, sepse ata që kanë bërë vrasjen mund të shkaktonin viktima të tjera dhe të mendohen, se çdo hap që bëjnë nuk mund të sjellin ndonjë lumturi kjo pasi ata që shkuan nuk mund të ngjallen, por dhe të mendojnë se do të shërojnë vetveten duke marrë gjak ose duke ose duke kërkuar një shpagim të shpejtë unë them se ndoshta nuk është as nga zoti e këshillueshme.Intervisten e realizoj Rezarta Dhoga bashkpuntore nga Tirana

Author: admin