Lyrical Son dhe MC Kresha paralajmërojnë mixtape

Reperët kosovarë, Lyrical Son dhe MC Kresha kanë paralajmëruar në mënyrë të jashtëzakonshme me anë të një ‘traileri’ lansimin e një mixtape të tyre me 25 këngë.Videoja e një stili të pa parë ndonjëherë më parë në industrinë muzikore kosovare është realizuar nga ShineX, ndërsa në këtë video janë vet reperët ata që flasin për këtë mixtape dhe përmbajtjen e tij.K-Master, Enis Presheva, KiccoBeatz, Big Basta dhe shumë të tjerë janë disa prej emrave që përmenden si bashkpuntorë në këtë projekt që konsiderohet i kategorisë së rëndë për repin kosovar.Për Intron dhe Outron e këtij mixtape Lyrical Son dhe MC Kresha nuk kanë dashur të zbulojnë detaje, megjithëse zbuluan këngën kryesore, në të cilën merr pjesë edhe Bim Bimma – “Për inati t’njani t’jetrit”.

Author: admin